• |
ide | kryesore

Policia arreston 32-vjeçarin nga Elbasani që u kap duke kultivuar 400 fidanë kanabis

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia ka arrestuar 32 vjeçarin me Andon (Ardit) Dusha në Elbasan. Ky i fundit ishte i shpallur në kërkim prej një viti pasi kishte përgatitur terrenin që në tokën e zotëruar prej tij, të mbillte rreth 400 fidanë me kanabis.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg “, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Në korrik të vitit 2021, në tokën në pronësi të 32-vjeçarit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, si rezultat i kontrolleve masive të territorit, kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 400 fidanë kanabis të kultivuar në gota plastike, gati për t’u mbjellë.”, njofton policia.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *