• |
ide | kryesore

Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, Borell: S’ka marrëveshje për dokumentet dhe targat

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ka përfunduar pa një marrëveshje të arritur takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe president serb Aleksandër Vuçiç. Kryediplomati i BE Josep Borell në konferencën për media pas bisedimeve disa orëshe me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiç, tha se s’kanë arritur marrëveshje lidhur me vendimin për targat dhe dokumentet e udhëtimit. Borell tha se dy liderët u pajtuan që të vazhdojnë diskutimin dhe të rikthehen për bisedime para 1 shtatorit.

“Ne pamë rritje tensionesh për vendimin e targave dhe dokumenteve, komuniteti ndërkomëbtar s’do të shohë eskalim të situatës dhe palët do të jenë përgjegjëse për të. Ne nuk arritëm marrëveshje sot, por s’është fundi i tregimit, dy liderët u pajtuan se procesi duhet të vazhdojë dhe diskutimi do të rikthehet në ditët e ardhshme dhe ka kohë deri më 1 shtator”, tha ai.

Shefi i Politikës së Jashtme u shpreh se dy liderëve u ka kujtuar se takimi i thirrur sot s’është i rregullt por është takim në kohë krize.

“Nuk ishte takim normal, nuk ishte i rregullt, bashkë me Emisarin Lajcak, të cilin dua ta falënderoj për punën e mirë. Këtë takim e thirrëm sepse u ballafaquam me ngritje tensionesh në veri. U thashë dy liderëve ky ishte një takim në kohë krize dhe qëllimi ishte të qetësojmë situatën në terren”, tha ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *