• |
ide | kryesore

Pas videove të kryeministres finlandeze, deputetët e Kilit do t’i nënshtrohen testit të drogës

-Instant, Arkiva, Lajme, Planet
deputet ne Kili



Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin është vënë në qendër të kritikave dhe vëmendjes së medias pas publikimit në rrjet të videove të saj duke festuar me miqtë. Pas shpërthimit të lajmit, Marin ka njoftuar se ka bërë testin e drogës. Pikërisht kjo situatë ka nxitur një ndryshim edhe në shtetin e Kilit.

Deputetët në këtë shtet pritet t’i nënshtrohen testit të drogës dy herë gjatë mandatit 4-vjeçar. Ata pritet të testohen rastësisht për përdorimin e lëndëve narkotike në ditët në vijim. Propozimi për ta bërë atë të detyrueshëm për të gjithë ligjvënësit u miratua muajin e kaluar, pavarësisht kritikave nga disa ligjvënës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *