• |
ide | kryesore

Pas humbjes së zgjedhjeve, kryeministrja e Finlandës ndahet edhe nga burri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Finlandës



Kryeministrja në largim e Finlandës Sanna Marin njoftoi sot se po divorcohet nga bashkëshorti i saj Markus Raikkonen pas 19 vitesh së bashku. Të dy 37 vjeç, kanë një vajzë 5-vjeçare Emma Amalia Marin. Ata u martuan gati 3 vjet më parë në një ceremoni intime në gusht 2020. Por, çifti, të cilët kanë qenë bashkë që në moshën 18-vjeçare, sot kanë bërë të ditur se kanë bërë kërkesën për divorc.

“Së bashku kemi bërë kërkesë për divorc. Jemi mirënjohës për 19 vitet së bashku dhe për vajzën tonë të dashur. Ne jemi ende miqtë më të mirë, të afërt me njëri-tjetrin dhe prindër të dashur. Në vazhdim do të kalojmë kohë së bashku si familje dhe me njëri-tjetrin. Ne dëshirojmë që ju të respektoni privatësinë tonë. Ne nuk do të komentojmë më tej për këtë” – ka shkruar Marin në Instagram.

Ajo është duke u larguar nga posti i kryeministres pas humbjes në zgjedhje muajin e kaluar. Kryeministrja e re u përfshi në një sërë skandalesh gjatë kohës së saj në detyrë. Në gusht të vitit të kaluar, kryeministrja u filmua duke kërcyer në mënyrë intime me këngëtarin finlandez Olavi Uusivirta. 39-vjeçari u detyra të mohonte se ata kishin një lidhje së bashku. Nuk ka asnjë sugjerim se Uusivirta është fajtor për ndarjen e çiftit. Uusivirta pohoi se ai dhe Marin ishin thjesht “miq” dhe “asgjë e papërshtatshme” nuk kishte ndodhur mes tyre në klubin e natës në Helsinki.

Pamjet treguan Marin duke e përqafuar me krahët e saj këngëtarin. Uusivirta u pa duke afruar fytyrën në qafën e saj në një moment që disa media finlandeze kanë pretenduar se ishte një puthje. Dëshmitarët u thanë mediave finlandeze në atë kohë se Marin kishte kërcyer edhe me dy burra të tjerë në mënyrë të ngjashme dhe ishte ulur në prehrin e dy të tjerëve gjatë mbrëmjes. Një tjetër video e asaj nate hodhi dyshime për përdorim droge në atë festë. Marin iu nënshtrua një testi droge pas videos, e cila doli negative. Marin njoftoi se do të japë dorëheqjen si kryetare e Partisë Socialdemokrate në kongresin e ardhshëm të partisë në vjeshtë. ©LAPSI.al

Marin has come under fire after a video of herself partying with around 20 other revellers surfaced, with some MPs even urging her to take a drugs test

Marin is often spotted out and about with her husband Markus Räikkönen



9 Comments

  1. Kjo erdhi takoi kryehsjdutin e Ballkanit dihet keshtu do te perfundonte !BOLL TI JAPESH DOREN ATIJ INFEKTOHESH !

  2. Kërce motra, kërce… vari bidonat vëndit!

    Evropa e degjeneruar!

    … Dhe mos harro kokainë në darkë…. qr.

  3. I dogj nga vidio me kërcimin si ndonjë e droguar.Demokraci që funksionon dhe jo si të ne që kryeministri sillet si harbut dhe populli e voton si injorantë.

  4. Paska qenë martesë politike, se kur bëhesh me ofiqe të larta, politika të detyron edhe të martohesh…
    As e para dhe as e fundit edhe kjo Kryeministrja e Finlandës, se ka plot shokë e shoqe…

  5. Perkthimi eshte qe ky burri im duket me femer se mua dhe mi ka vjedhur dashoret dhe tani vendose te dal hapur. Ne keto caste qe nuk.jam ne politike nuk do shkerdhehem me fshehurazi ferrave po do dal krenare me me ballin dhe kembet ngritur lart per te ngrene loqe hamshorash imigrant te cdo lloj rrace dhe madhesie. Tani jam nje karabaxhelline lumtur me aspirata dhe qellime orgazmike per jeten. Perpara me sulm drejt rrockave. Rrofte Evropa bordell dhe hale homosh te degjeneruar.

  6. Hajde kryeministre adoleshente hajde. Edhe Spiropalja jone do ishte me pak kare se kjo. Keshtu eshte kur kryeministrat i katapultojne nga baseni i “Young Global Leaders” i Klaus Schwab dhe George Sorros.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *