• |
ide | kryesore

Rrezikoi mbytjen në një plazh të Sarandës, fëmija 3 vjeç niset me helikopter drejt Tiranës

-Instant, Lajme, Të fundit



Një fëmijë 3-vjeçar që është kthyer në jetë pasi ka rrezikuar mbytjen në plazhin e Sarandës, është dërguar me helikopter drejt Tiranës. I mituri nga Tirana ka mbërritur në urgjencën pediatrike të Sarandës pa frymëmarrje dhe pa vetëdije. Mjekët i kanë vendosur menjëherë oksigjen dhe sonde nazogastrike për të nxjerre ujin e thithur.

Më pas ai është dërguar me helikopter drejt QSUT-së në Tiranë për të marrë trajtim të specializuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *