• |
ide | kryesore

Meta: Më 1 shtator do të kallëzoj penalisht Autoritetin e Dosjeve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka paralajmëruar se më 1 shtator do të kallëzojë penalisht, Autoritetin e Dosjeve. Sipas tij, ky institucion ka bërë shkelje të renda dhe të qëllimshme duke falsifikuar dhe manipuluar në llogari të Edi Ramës.

“Në 1 shtator do të kallëzoj penalisht Autoritetin e Dosjeve për shkeljet e rënda dhe të qëllimshme që i kanë bërë ligjit organik për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, për manipulimet dhe falsifikimet në funksion të shantazhit politik, për llogari të Edi Ramës”, shkruan Meta.

Gjate konferencës sot, Meta u shpreh se përpjekjet e maxhorancës për të manipuluar çështjet në favor të tyre ia kalojnë edhe Partisë së Punës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *