• |
ide | kryesore

Tensione në kufirin Turqi-Siri, SHBA-të shprehin shqetësim

-Instant, Lajme, Planet



Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur të shqetësuara për situatën e tensionuar në kufirin Turqi-Siri.

Sipas një zëdhënësi të Departamentit të Shtetit, SHBA-të mbeten të përkushtuara për të “siguruar humbjen përfundimtare të Shtetit Islamik si edhe për të siguruar një zgjidhje politike për konfliktin Siri-Turqi”.

Uashingtoni po kërkon nga “të gjitha palët të respektojnë armëpushimin” në kufirin midis Sirisë dhe Turqisë, njoftoi Departamenti i Shtetit të hënën, disa ditë pas një rritje të bombardimeve në rajon, që vrau të paktën 21 civilë, duke përfshirë ata dhe fëmijë.

“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara për sulmet e fundit përgjatë kufirit verior të Sirisë dhe u bëjnë thirrje të gjitha palëve të ruajnë linjat e armëpushimit”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price.

“Ne vajtojmë viktimat civile në al-Bab, Hasakeh,” shtoi ai, duke theksuar se SHBA mbetet e përkushtuar për “të garantuar humbjen përfundimtare të Shtetit Islamik dhe një zgjidhje politike për konfliktin sirian”.

Tensionet janë përshkallëzuar prej disa javësh midis Forcave Demokratike Siriane kurde (SDF) nga njëra anë dhe forcave turke dhe aleatëve të tyre sirianë nga ana tjetër.

Autoritetet kurde njoftuan të premten se një sulm me dron nga forcat turke goditi një “qendër edukimi për vajza ” në qytetin Smuka pranë Hasakeh, duke vrarë katër fëmijë dhe duke plagosur 11 të tjerë.

Shifrat u konfirmuan nga Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, i cili sqaroi se fëmijët ishin duke fjetur në momentin e sulmit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *