• |
ide | kryesore

Vrasja e dyfishtë horror e 7 viteve më parë në Greqi, dyshime se shqiptari kishte bashkëpunëtorë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Vrasja e ndodhur shtatë vite më parë ka marrë sërish vëmendjen e mediave greke. Duket se një gabim i bërë nga autori e ka tradhtuar atë. Ngjarja tronditi Greqinë vitin 2015 ku 36 vjeçari shqiptar Ledjo Brakaj i ndaluar në Maltë pas 7 vitesh në arrati raportohet të jetë autori i ngjarjes.

36-vjeçarit shqiptar tashmë i janë marrë gjurmët e gishtërinjve gjatë një seance në gjykatë dhe është në pritje të zbatimit të plotë të urdhër-arrestit të lëshuar nga Greqia, që parashikon edhe ekstradimin e tij në Athinë.

Por një tjetër detaj i rëndësishëm i bërë me dije nga mediat greke është fakti se 36-vjeçari ka pasur edhe bashkëpunëtorë.

Një oficer grek , tashmë në pension është shprehur se nuk ka një krim të përsosur.

Ish-zyrtari i lartë i policisë greke thotë se krimi ishte i organizuar mirë, por u bë një gabim, që rezultoi fatal për shqiptarin.

“Mendoj se ka pasur bashkëpunëtorë. Nuk ka shans, ky është vlerësimi im. Duhet të kenë qenë dy në shtëpi, nipi do të kishte reaguar por arriti ta mposhtte. Logjika thotë se kishte një tjetër”, përfundoi ai.

Kujtojmë se krimi i dyfishtë në Aegina në 2015, i përngjante një filmi horror me Brakajn që dyshohet se ka djegur të gjallë në banesën e saj, ish-pronaren e tij, 70-vjeçaren Irini Marmarinou dhe nipin e saj 44-vjeçar Lambros Protonotarios për t’i grabitur 780 mijë euro.

Krimi i tmerrshëm ndodhi më 30 nëntor 2015 kur 36-vjeçari me bashkëpunëtorët e tij hynë në shtëpinë e të moshuarës pasi thyen me gurë xhamin dhe hynë nga dritarja.

Më pas ata e rrahën plakën dhe nipin e tyre për t’u treguar se fshihnin 800 mijë euro dhe kur humbën ndjenjat nga goditjet e shumta i çuan në një dhomë, duke i mbuluar me rroba për t’i djegur të gjallë.

Trupat u gjetën të djegur nga zjarrfikësit kur arritën të shuanin zjarrin.



2 Comments

  1. Njerez te shpifur, hajdut kriminel, tipik tepelenas, ta tregojne qefin ne burg , kur tja rregullojne qefin, mos kete merak! Nga b… do i dale shpirti.

  2. Në Greqi po të njiheshe me ndonjë grek të pyesnin me një herë nga cila krahinë e Shqipërisë vjen.Kur personalisht i thoja nga Tirana të bënin mik dhe shpreheshin sa mirë që nuk je nga Tepelena ,Berati dhe Fieri.Dhe kishin të drejtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *