• |
ide | kryesore

Zbardhet vrasja e shqiptarit në Itali/ E copëtoi gruaja me sëpatë në banjë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mediat italiane kanë raportuar detaje të reja nga vrasja e 72-vjeçarit shqiptar Shefki Kurti me banim në Badia Polesine të Rovigos.

Trupi i tij u gjet i ndarë në copa në ujërat e Adigetto. Autore e krimit duket se ka qenë bashkëshortja e të moshuarit, Nadire Kurti, 68 vjeçe e cila është arrestuar nga karabinierët pasi rrëfeu krimin.

“Po. E kam bërë copë-copë me sëpatë në banjë” – mësohet të ketë thënë ajo. Pjesët e kufomës së 72-vjeçarit, të copëtuara dhe të vendosura në qese plastike, përveç kafkës u gjetën në një kanal midis datave 28 dhe 30 korrik.

Gruaja është dërguar tashmë në repartin e psikiatrisë në spitalin e Rovigos. Ajo akuzohet për vrasje të rëndë dhe shkatërrim të një kufome. Prokuroria e Rovigos do të organizojë gjithashtu disa kontrolle për të verifikuar gjendjen e tij mendore.

Kanë qenë familja e Kurtit – çifti ka dy fëmijë të rritur – që ka zyrtarizuar denoncimin e zhdukjes së pensionistit të dielën e 24 korrikut, ditën kur u raportua për një sherr mes burrit dhe gruas së tij. ©LAPSI.al



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *