• |
ide | kryesore

Nga konflikti për pronën te denigrimi në Facebook, historia e vëllavrasjes në Tiranë

Arkiva, Kryesore, Lajme, Të fundit



Ka qenë në kufijtë e obsesionit përndjekja që i bëhej Hamza Muskurtit në rrjetet sociale në muajt e fundit. Një mori postimesh ofenduese, video dhe fotomontazhe mbushur me sharje që publikoheshin rregullisht nga një profil në Facebook. Me dhjetëra mesazhe, si pjesë e një fushate denigrimi ishin intensifikuar muajt e fundit. Akuza për ngacmime seksuale, përmendja e bashkëshortes si një grua amorale, implikimi në marrëdhëniet me punonjëset e kompanisë, apo sharjet për fëmijët e mitur kanë qenë të përditshme. Në shënjestër qe Hamza Muskurti, i cili nga ana e tij fajësonte të vëllain dhe kunatën. Një situatë që e çoi deri në çmendurinë e vrasjes.

Dy viktimat e vrasjes në Tiranë, Arsen dhe Nora Muskurti

Gjithçka kishte nisur si një konflikt për pronën. Dy vëllezërit kishin ndarë kompaninë e përbashkët dhe banesën e familjes, por më i madhi duket se kishte mbetur i pakënaqur. Konflikti vazhdonte prej vitesh sipas fqinjëve në rrugën Islam Alla. Por kohët e fundit, vëllai më i vogël, Hamzai e kishte parë veten si viktimë të një serie sulmesh në rrjetet sociale nga një profil me emrin Visiana Dada.

Madje në njërin prej tyre Arsen Muskurti akuzohej edhe për shfrytëzim prostitucioni, trafik droge dhe vrasjen e ish-shokut të tij Iliaz Çali. “Arsen Musa Muskurti personi me i njohur ne dyeret e policise se shtetit per te krijuar besushmeri ne syte e tyre dhe sinqeritet dhelperor tregtar prostitutash dhe lende narkotike ne dubai vrases i Iljas Çalit ( ishte shoku i tij femirie bashke studiues ne arabine saudite ne degen Daëe ) me prishjen e pazareve te prostitucionit Arsen Musa Muskurti me sherbim pagese dhe me ndihmen e policeve vret shokun e tij Iljas Çalin” thuhet në statusin e datës 5 Gusht.

Vrasesi i vellait dhe kunates, Hamza Muskurti

Hamza Muskurti dyshonte se pas këtij profili fshihej i vëllai dhe kunata. Fillimisht iu përgjigj me të njëjtën monedhë përmes një statusi në rrjetet sociale, ku edhe i paralajmëronte për pasojat.

“TI NORA MUSKURTI bashkëshortja e Dritanit (Albanit) nga mllefi që ka për vjehrrën e saj që e ka bërë LANET. Këto që keni bërë JU i dinë të gjithë njerëzit, FISI, KOMSHINJTË, SHOK, MIQ & Dashamirës të gjithë i dinë cfarë keni bëre ju të dy burrë e grua, TURP për DRITAN MUSKURTI që flet kështu kundër vëllait të tij prej nëne, TURP për NORA MUSKURTI, që flet kështu kundër kunatit të saj. Populli thotë: Ai që mundohet të hedh vëllain në gropë bjen vetë në grope”.

Më pas, i prekur nga akuzat kishte marrë nënshkrimin e punonjëseve të tij, për një deklaratë noteriale. Ato deklaronin se nuk ishin ngacmuar asnjëherë nga Hamza Muskurti gjatë punës së tyre, siç ishin përhapur fjalët në rrjetet sociale.

Por kjo deklaratë nuk e ndali përndjekjen. Sërish në Facebook vazhduan sharjet dhe ofendimet, që e përshkruanin si një njeri amoral që ngacmonte seksualisht punonjëset e kompanisë së tij.

Madje sipas tij, i vëllai bëri bashkë rreth 300 numra telefoni në një grup në Whatsapp, ku vazhdoi të përhapë sharje dhe ofendime. Rreth një javë më parë, ai i lutej të afërmve dhe miqve të tij të dilnin nga grupi dhe të bllokonin numrin që e përndiqte.

“O vëllezër bëni LEFT këtij grupi me emrin VISJANA DADA dhe HIQENI nga SHOKËT këtë emër bëni BLOCK, (foto profili është një glob) se as mua nuk po me lejnë rehat as juve. Ju lutem se po na shkatërrojnë dhe neve dhe juve” shkruante Hamza Muskurti duke përmendur të vëllain.

 

Por edhe pas thirrjeve në rrjetet sociale për miqtë dhe të afërmit, përndjekja ka vazhduar. Konflikti që kishte nisur për një pronë të përbashkët, kishte degraduar tashmë në kufijtë e çmendurisë. postimet ishin të pandalshme.

E vetmja mënyrë që ka gjetur për t’i dhënë fund përndjekjes ka qenë ekzekutimi i vëllait dhe kunatës së tij. Këtë të martë, ka marrë armën dhe i ka shkuar në zyrën e agjensisë turistike fare pranë shtëpisë së tij, në rrugën Islam Alla duke i lënë të dy të vrarë./Lapsi.al



20 Comments

    1. Si te veproje shteti ?
      Te mbylli Facebook ?
      injoranca dhe lehtesia me te cilen i marrim jeten tjetrit eshte shekullore tek ne shqiptaret.
      Nuk e shikon qe ky tipi eshte fryre aq shume nga postimet ne facebook sa dje mori armen dhe beri gjemen.
      Dhe me e forta do jete skur ato postime te mos ti kete shkruar e ndjera.

  1. Po ky ta kishte denoncuar njeher se mbase dhe e gjenin. Te pakten te merrte vesh nese ishin vertet ata apo jo. Megjithese besoj se e dinte perderisa mori armen. Nejse, vrasja ne pergjithesi eshte e papranueshme e jo me ajo e vllait, po ketij do i ket ik truri fare.

      1. Une jam jugor dhe kam shume respekt per te ndjeren, nje zonje grua qe me ka ndihmuar shume ne nje ceshtje te vizes se nje personi te punesuar jashte prej meje .. dhe vellain ja njoh, ngushellime Bledi. Zoti ju dhente force vlla, me vjen shume keq sinqerisht .. sic te kam thene dhe nga afer ki kujdes, Islami eshte fe e rrezikshme! E tmerrshme sinqerisht cfare ka ndodhur.. dhe per ju lexuesit e ndjera ishte nje super grua e arsimuar dhe mireberese! Ketij psikopati qe e ka vrare me mire te mos jete me gjalle se do vritet nga vellezerit e saj, fisi e shoqeria pa merak! Ngushellime te qofte i lehte dheu i parajses Nora, te faleminderit per cfare te mirash ke bere!

        1. Po kari po ti i di te gjitha idjot .po perse wenka fe e rrezikeshme islami debil mos i ngatrro konfliktrt me fene idjot

        2. Sa piçk e zeze greke qe me dukesh o te qifsha harixheshken mu ne bythe . Flet e lavderon por helmin nuk e le pa e hedhur o kurve .

      2. Te fala Gledisit dhe Çiçit. Per 24ore 4 viktima mes tyre nje grua dhe 4 familje te shkateruara e dhjetra femije jetim. Kjo ishte shqiperia e qe duam.

    1. ahaha , per ty , nese nuk shahet Rama nuk quhet koment i duhur.
      Shko pi ilacet o njeri i perendise se po shkoni per lesh te tere.
      Keni 9 vite qe keni kaluar ne skicofreni.

  2. Njerzit duhet te mesohen te rrudhin gojen se jo te gjithe mund ti durojne apo gelltisin sharjet dhe ofendimet.
    Ka njerez dhe si Hamzai qeshperthejne
    Nuk shahet tjetri .Mund t’ja shpjegosh problemin me argumenta e kur nuk merr vesh drejtohu organeve kompetente…..

  3. Në krye të demokracisë kalëroi Sali Komunist Berisha!!! Epo, ka ndryshuar, thoshim, nga ai që ecte nëpër korridoret e fakultetetit të mjekësisë me gërshërë në xhep t’u priste flokët e gjata studentave, u bë “pishtari” prej kartoni i demokracisë.

  4. Në Hungarinë që mund të quhet ‘konservatore’, është bërë gati një ligj për të ndaluar hyrjen e Birrës Heineken, ose ‘ të heqë yllin’. Sikurse ndodhi në Tiranë me spektaklin e famshëm Sunny Hill të Dua Lipas, ku u sulën kundër yllit të lodhurit e verës pa birrë. Por as birrën nuk e ndaluan dot, as ligjin nuk e miratuan dot as në Hungari, as në Tiranë nuk e ndaluan Duan.

  5. Deri dje kërkonin shkarkimin e Gledis Nanos, mbajtën edhe protestë: Sot revoltohen pse e hoqën,shpellkari islamik ka dale fotografi dhe me spiunin salih metaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *