• |
ide | kryesore

‘Bullgaria na bllokoi 8 vite’/ Sofja paralajmëron Ramën: Do përgjigjemi sipas ligjit europian

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një deklaratë e bërë nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, në forumin e Bledit në Slloveni, ka sjellë reagimin e ashpër të Bullgarisë.

Gjatë këtij forumi, Rama deklaroi se Bullgaria ka bllokuar integrimin e Shqipërisë për tetë vite. Por kjo deklaratë cilësohet jo vetëm një shpifje nga ana e Ministrisë së Jashtme bullgare, por edhe një nxitje urrejtje ndaj Bullgarisë dhe BE-së.

Për më tepër, ky vend deklaron se do ketë një reagim zyrtar në përputhje me ligjet e BE-së.

“Në lidhje me deklaratën e re, të paprovokuar prej nesh, një tjetër deklaratë sinqerisht anti-bullgare e kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili deklaroi gjatë forumit të Bledit më 29-30 gusht të viti, në mënyrë të rreme se Bullgaria ka bllokuar fillimin e negociatave të BE-së me Shqipërinë për 8 vite.

Ministria e Jashtme hedh poshtë këto deklarata me vendosmëri si të papranueshme dhe të pahijshme për sjelljen e një kryeministri të një vendi kandidat për anëtarësimin në BE”, thuhet në deklaratë.

“Ministria e Jashtme e ka shprehur tashmë qëndrimin e saj në lidhje me retorikën antibullgare të Edi Ramës, e cila është kthyer në një refren të përhershëm të fjalimit të tij politik. Por tani ajo është e kombinuar me një orientim antieuropian dhe një përpjekje për të poshtëruar mekanizmat e procesit evropian.

Deklaratat e tij zbulojnë keqkuptime rreth kuptimit politik të procesit të vendosjes së marrëdhënieve në rajon në binarët europianë. Është e qartë se bëhet fjalë ose për mungesë aftësisht për komunikim evropian ose për një nxitje të qëllimshme të ndjenjave anti-europiane,” thuhet në reagimin e ashpër.

“Bullgari rezervon të drejtën e saj të reagojë në mënyrën e duhur ndaj sjelljes së kryeministrit shqiptar, duke ndjekur parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe evropiane,” përfundon qëndrimi i Ministrisë së Jashtme bullgare.



35 Comments

  1. Mire ne po dhe bullgaret nuk dine me ke kane te bejne?Liderit global, bashkepenembajtesit amerikan i falen dhe idjotesite.

  2. Ky derrrrrrr se don Shqipërinë në BE prandaj han mut kudo që shkon kinse Bullgaria i ka fajet ha moj coronë vepro dhe këtë der na i largo se e mori në qafë popullin shqiptar të Shqipërisë ëmë

  3. Se kta nje vend antar i BE qe na bllokoi kot pa lidhje se kishte konflikte me nje vend tjeter ishte shum e hijshme ne fakt… he pik e zez

  4. Bullkarise nuk i pelqeu reagimi i shqiperise se ishte i drejte , e si vend i europes u ndie ne pozite qe e gjithe europa pranonte qe shqiperise ti hapeshin negociatat e vetem ky shtet kari jo, po e mira do ishte bullgaria te dali nga europa se eshte vendi me vk qe ekziston

    1. Nuk i del inati te gjatit qe bullgaria ja futi me njohjen e te ashtuquajtures pakice bullgare me pasaportave te blera. I tha njifi si pakice se ndryshe nuk ti hap negociatat. I njofi i gjati dhe ata e quajten fitore te madhe diplomatike qe munden shqiperine per nje çeshtje qe realisht nuk ekzistonte. Me kete rast bullgatet moren zemer dhe me pas bllokuan maqedonine duke e ditur shume mire se penalizohej edhe shqiperia. Me pak fjale i trashi nga trute eshte dhe inateçi. Mjere ne kush na drejton prej 9 vitesh, nga disfata ne disfate.

  5. Po kur na mbajten 8 vite peng dhe ben dicka te padrejt kundrejt nesh ne pritem ne heshtje ca ligji europian thot ky kur rama thjesht po ben detyeen e tij duke mbrojtur popullin e vet

  6. Po ne u mbajtem me te veetet peng nga bullgaria aq vite. E meritojn ate pergjigje nga kryeministri yne sepse vetem popullin e tij po mbron

  7. E si mos te kishte bullgatia nje pergjigje si kio e rames na ka mbajtur peng per vite te tera cfare pert ajo ti themi faleminderit

    1. Ah moj bullgari sa e poshter qe je! Ti dhe vetem ti e ke fajin qe ne kemi 8 vjet qe sna hapen negociatat! Ti na e ke shtruar varferin , korrupsionin dhe krimin e organizuar kembekryq ne shqiperi! Turp te kesh o shtet i poshter! I bie ne qafe edi rames , lartmadhnis dhe shkelqesia se tij, pashait dhe faraonit tone! Ptuuuuu shtet i keq!

  8. Bullkaria eshte vendi me vk i europes e pasi kuptoi qe kishte bere gabim ndaj shqiperise , u detyrua te pranonte kete fakt , edhe tani uhet te shprehet me falje ndaj shqiperise e jo keshtu qe ben si shtet me pozite se piken e rolit ne BE nuk e ka pervec se eshte rruge per mallrat turq qe te dalin ne europe

  9. na dalin kto edhe flasin per sjelljen e rames po sjellja e bullgaris qe na ka mbajt peng gjith kto vite duke na mohuar ate gje qe eshte e drejta jon pas gjith asaj pune qe qeveria ka ber

  10. Ne nuk jemi aty ku duhet të jemi në Ballkan, sot duhet të nisim negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe nuk mund të mos e fsheh keqardhjen time: ka ende shpresë, nuk e di se çfarë mund të bëjë parlamenti në Bullgari, por duket se nuk po shkon mirë. Ne do të duhet të përpiqemi të zgjidhim situatën dhe kjo tregon se unanimiteti është një problem, nuk mund të vazhdojmë me një vend që bllokon gjithçka. Sot nuk është një ditë e mirë

  11. Ne kemi parë dinamikë të ngjashme në hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, me një vend që bllokon atë që të gjithë të tjerët mund të bien dakord, përsëri me pasoja negative për besueshmërinë dhe ndikimin e BE-së
    Keto ishin pasojat qe sillte ne BE vetoja e bullgaris

    1. O patronazhiste injorantë.Duket nga mënyra që shkruani.Pa bazë llogjike e argumentimi.Eshte e kotë t’ja shpjegoj se nuk kuptojnë asgjë.Nuk është Bullgaria që e pengoi Ramën por është politika e tij antishqiptare e antieuropiane.Si mund t’i hapnin negociatat një vendi më qeverinë më të korruptuar , kriminale e diktatoriale.Rama bën gjithë këtë retorikë se nuk e don Europën sepse është antidemokrat.Bullgaria kishte probleme me MV por jo me ne.Ishte Makron që i bëri bashkë 2 vëndet për të lehtësuar Shqipërisë.Ky problem ndikoi të MV por jo te ne.Po mos të ishte lufta në Ukrainë Shqipëria e MV do ndaheshin.Dhe prioritet do t’i jepej MV.Por falë Ukrainës u hapën negociatat që Rama se deshi e se do.Ai s’është gjë tjetër një antishqiptar si dhe ju të mjerë patronazhiste.

  12. Shume shpejt o kurva mavi do tjua shpallin Dylberin tuaj Non Grata ne amerike prandaj mos dilni ketu si sorra ti beni elozhe nje ndyresire si Ramazon Pordha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *