• |
ide | kryesore

Rama fton Turqinë, Greqinë, Italinë dhe Hungarinë t’i bashkohen “Ballkanit të Hapur”

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama, ftoi Turqinë, Greqinë, Italinë dhe Hungarinë t’i bashkohen nismës së Ballkanit të Hapur.

Në fjalimin e tij së samitin e sotëm Rama tha se kësaj nisme duhet t’i bashkohen jo vetëm vendet e rajonit, por edhe shtetet e lartpërmendura.

“Jam i lumtur të shoh këtu përballë ambasadorin Chris Hill, i cili si të gjithë amerikanët e suksesshëm që vijnë në këtë rajon di dhe gjuhën e tij, di dhe gjuhën tonë, prandaj kur flisni në prani në tyre bëni kujdes se na kuptojnë jo vetëm në anglisht, por na kuptojnë dhe kur flasim gjuhën tonë.
Jam po ashtu shumë i kënaqur që këtu sot me ne janë edhe dy miq shumë të rëndësishëm për ne, që përfaqësojnë dy vende po kaq të rëndësishme për rajonin tonë, ministri i jashtëm i Turqisë, miku ynë dhe miku im i dashur Mevlüt Çavuşoğlu, të cilin dua ta falenderoj për praninë e tij. Turqia është një partner i pazëvendësueshëm strategjik i Shqipërisë, por edhe aleat i gjithë proceseve pozitive në rajonin tonë si dhe ministri i Jashtëm i Hungarisë, miku ynë Peter Szijjarto, që po ashtu dua ta falenderoj.
Ashtu sikundër, e kemi bërë publike në Samitin e shkuar, ne ftuam edhe ministrat e Jashtëm të Greqisë dhe Italisë, që për arsye objektive dhe pamundësie, me ndjesën elegante nuk mundën të ishin këtu, por do të jenë përsëri të ftuar dhe shpresoj të jemi të gjithë së bashku të pranishëm në Samitin e ardhshëm në Tiranë.
Për ne është shumë e rëndësishme që kësaj nisme jo vetëm t’i bashkohen të gjitha vendet e rajonit tonë, por t’i bashkëngjiten vende kaq të rëndësishme sa Turqia, Greqia apo Italia, si dhe Hungaria në anën tjetër”, tha Rama.

Samiti i radhës për Ballkanin e Hapur çeli sot punimet në Beograd, Serbi me pjesëmarrjen e liderëve partnerë të nismës për të vijuar me një sërë takimesh dhe aktivitetesh gjatë ditës së sotme. Kryeministri Edi Rama iu adresua Samitit me një fjalë, ku ndër të tjera theksoi se Ballkani është për Evropën, po kaq i rëndësishëm sa ç ‘është Europa për Ballkanin.



29 Comments

  1. per arsye pamundesie ministrat e Italis e Greqis….ky esht ne delir total. Po vijn 2 shtet anetare BE qe nuk jan ballkanike te mbledhjet e tij shterpe

    1. Esht shume mir qe te jen sa me shume vende. Konfliktet na kan len vec mbrapa. Ka ardh kohe per sa me shum bashkpunim

  2. Po mer loqe globale. Do i bashkohen vjedhjes dhe mashtrimit tend. Ngre piacen sa te duash ta kan pre bileten ata qe te ngrejten ne blete, ke kry pune e sta kan me nevojen.🖕

  3. Sa me shume vende te bashkohen aq me shume prefitime ka sepse ka me shume mubdesi bashkpunimi, investimesh e projektesh te perbashketa

  4. eshte e rendesishme qe te jemi te bashkuar ne kete nisme per ti ber ball me se miri veshtiresive sic jan krizat energjitike ushqimore etj

    1. ??????????????
      Patronazhista,e dini kuptimin e komenteve,apo ashtu kot,sa per ti mbajtur ison kumandarit.
      Late nam,por hajt se intuita me thote se se shpejti do jeni te pa pune,nqs e quanit pune kete.

  5. Turku do ishte gje e mire te perfshihej per shkak se eshte nje vend prodhues dhe eksportues i madh i produkteve qe nuk i kemi , gje qe do bente qe shume produkte te vinin ne shqiperi me cmim me te lire dhe jo vetem ne shqiperi por ne gjithe rajonin

  6. PASKA HARRU’ ZELANDE E RE…
    HAHAHAHAHAHA O KRISTAQ ME MIRE TE KISHE BERE NJE MUT TE NGOPESHIN PULAT E DUKES!

  7. She she, po United Kingdom, USA, Japonia dhe Gjermania kur pritet qe t’i bashkohen Rames se Anetes ? Apo ceshtje kohe ?
    Hahahahahahahahashahaah

  8. Le te bashkon keto vende jan vertet te fuqishme dhe antarsimi tyre ne open balkan do te ishte dicka mjaft pozitive

  9. Madje mira do ishte te vinin dhe USA me Rusine, Kinen etj. Nje okazion i tille nga lideri ballkanit nuk do ju vije me cfare prisen keto shtet?

  10. Propozimi i Rames per pjesmarrje te vendeve te BE tek “Ballkani i hapur” edhe pse delirant e i pamundur eshte sfide ndaj BE-se, si dhe per ta bere te panevojshme hyrjen e Shqiperise ne te.

    Ballkanizimi i Europes dhe jo europianizimi i Ballkanit eshte synimi i Klubit te autokrateve te mbledhur ne Beograd.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *