• |
ide | kryesore

Kurti çon nismën në Kuvend/ Edhe Kosova do bëjë veting të gjyqtarëve e prokurorëve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dosja e vettingut në drejtësi i’u dorëzua sot kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Kështu thanë gjatë një konference të përbashkët për media më 4 shtator, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Pas një pune intensive, dhe pas konsultimeve me grupe parlamentare, sot po e dorëzojmë në Kuvendin e Kosovës dosjen e dokumenteve të vettingut, përfshirë draftin e amandamenteve kushtetuese për vettingun, projektligjin për vettingun, koncept-dokumentin për vetting dhe po ashtu dokumentin shpjegues lidhur me vettingun të hartuar nga Ministria e Drejtësisë”, tha Haxhiu.

Vettingu është proces i rivlerësimit të figurës së prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe ka për qëllim rritjen e tyre profesionale, luftimin e korrupsionit dhe ndikimin e krimit të organizuar, politikës apo elementëve të tjerë të paligjshëm në dhënien e drejtësisë.

Sipas Haxhiut, dokumentet e dosjes janë “në përputhje të plotë më rekomandimet që kanë dalur nga Komisioni i Venecias”.

“Reforma në drejtësi mundëson që në sistem të mbeten vetëm ata që kanë integritet të lartë moral dhe profesional dhe që pasurinë e tyre mund ta justifikojnë”, tha ajo.

Kurti tha se pas konferencës do ta takojnë Konjufcën për t’ia dorëzuar këtë dosje. 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, gjatë konferencës për media më 18 qershor 2022.

Qeveria e Kosovës, më 13 tetor, kishte miratuar koncept-dokumentin për vettingun në drejtësi përmes së cilit synohet të forcohet sundimi i ligjit.

Vettingu me ndryshime Kushtetuese kërkon dy të tretat e votave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës më herët kishin thënë se Kosovës i duhet vetting sistematik në drejtësi.

Ndërkaq Komisioni Evropian kishte kritikuar planin e Qeverisë së Kosovës për të bërë vetting “të njëhershëm të të gjithë prokurorëve dhe gjyqtarëve”, duke thënë se ky do të ishte “burim serioz i shqetësimit”. /REL



7 Comments

  1. Shpresoj qe ky vetting te mos jete reprize e vetingut ne shqiperi, personalisht kom shprese te kryministri si njeri i pa koruptuar dhe shantazhuar,

  2. Ja futi edhe Kosoves aleati strategjik. Me siguri do dergojne ambasadoren Qim qe te mbeshtese dhe drejtoje procesin.

  3. E nxorre koken o sorrosist bythqir. Kjo reforme do deshtoje sic ka deshtuar si fillim ne Uktaine e me pas ne Shqiperi. Eshte nje skeme per te vene drejtesine ne duart e kelysheve te Sorrosist dhe shembuj konkret kemi

    1. Sakte!!! Vetingu eshte skeme nga politika globale ne fuqi.
      Tek lexon perkufizimin e Vetingut ne kete shkrim, e para arsye jepet “rritja profesionale” !?? C’ironi!
      Ndersa ndikimi i politikes, fshihet si arsye, e parafundit, mes “korrupsionit” dhe “elementeve te tjere”.
      U katatandis kokoshi i drejtesise nje thele.

  4. Albin,degjoje BE,e mos e co Kosoven,ne situaten dramatike dhe te pashprese,si te Shqiperise.Mos be reforme -per reforme,por ndiq shembujt me pozitive te europes perendimore,por qe te mund te realizohen ne Kosove,pa probleme te shtuara,mbi ato qe keni!Beni kujdes,se duke kerkuar te vini vetulla,do te nxirrni syte!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *