• |
ide | kryesore

Sesioni i ri parlamentar, Alibeaj thërret në mbledhje deputetët e PD

-Instant, Lajme, Të fundit



Në nisje të sesionit të ri parlamentar, Enkelejd Alibeaj ka thirrur në një mbledhje deputetët e Partisë Demokratike. Nga deputetët e thirrur, i janë përgjigjur pozitivisht vetëm 13 prej tyre.

Deputetët janë:

1.Zheni Gjergji

2.Dhurata Cupi

3.Arbi Agalliu

4.Saimir Korreshi

5.Gazment Bardhi

6.Dashhnir Sula

Selaudin jakupllari

Flutura acka

9.Enkelejd Alibeaj

10.Kreshnik Collaku

11.Andia Ulliri

12.Flamur Hoxha

13.Eralda Tase Bano

Sakaq, mësohet se në orën 12.00 grupi i PD do të zhvillojë një konferencë për media për prioritetet e sesionit të ri parlamentar.

Kujtojmë se deputetët u mblodhën fillimisht në 1 shator. 28 deputetë ishin të unifikuar në rikonfirmimim e Enkelejd Alibeajt si kryetar grupi dhe kërkuan që ai të ketë një rol më aktiv dhe më vendimmarrës në lidhje me punën e grupit.

Edhe në këtë sesion të ri parlamentar Partia Demokratike vijon të jetë e ndarë. Një pjesë e deputetëve mbështesin ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili ka rimarrë drejtimin e selisë blu, pas dorëheqjes së Lulzim Bashës.



2 Comments

    1. po jo mer se ishte ne amsterdam tu bo shopping, fotot ne nje website i pashe

      tashi direktivat jepen me whattsapp, kush rri merr avionin per te pi kafe me alibeun

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *