• |
ide | kryesore

Dy ditë pas marrjes së detyrës Rrumbullaku mbledh drejtuesit e policisë

Lajme, Të fundit
Muhamet Rrumbullaku mbledh drejtuesit e Policisë



Dy ditë pas marrjes së detyrës, drejtori i ri i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka mbledhur drejtuesit e Policisë, pasi sipas tij duhet të vendoset një standard i ri në policinë e shtetit. Në takimin që u zhvillua me drejtorët e Departamenteve të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, drejtorët e Drejtorive Vendore të Policisë dhe drejtorët e Drejtorive Vendore për Kufirin dhe Migracionin, Rrumbullaku ka kërkuar ndryshim të vizionit që ata kanë.

“Jam i vendosur për ta ndryshuar vizionin, me qëllim vendosjen e një standardi të ri në raport me qasjen ndaj komunitetit dhe luftën ndaj krimit dhe jo të ndryshoj emra. Dua drejtorë që të mos komandojnë nga zyra, por të jenë në terren, për të kontrolluar, drejtuar dhe menaxhuar veprimtarinë e strukturave policore. Kërkoj analiza të qarta për realizimin e objektivave që keni marrë që në fillim të vitit, analiza për problematikat dhe propozime për zgjidhjen e tyre. Disiplina në punë dhe performanca në komunitet janë faktorë të rëndësishëm për një organizatë që prodhon rend dhe siguri. Mos toleroni dhe mos ndikoni te strukturat, për të ndihmuar askënd që është në shkelje të ligjit. Unë si Drejtor i Përgjithshëm nuk do t’ju telefonoj asnjëherë për të ndihmuar apo toleruar njeri, ndaj kërkoj me vendosmëri që të zbatoni ligjin dhe të mbroni e të ndihmoni stukturat kur ato zbatojnë ligjin me këdo”, tha Rrumbullaku.

Drejtori i ri i përgjithshëm ka kërkuar kontroll të plotë të territorit dhe të mënyrës së funksionimit të strukturave në terren; ndryshim të menjëhershëm të situatës në drejtim të parandalimit të krimit në përgjithësi dhe analiza të veçanta për ngjarje kriminale, duke nxjerrë përgjegjësitë dhe mangësitë e strukturave në atë territor ku kanë ndodhur ngjarje kriminale apo krime në familje. Rrumbullaku pritet të vijojë takimet me strukturat e Policisë në të gjithë vendin.



1 Comment

  1. Lufte e eger te gjithe ata qe shesin mardanoz dhe qepe neper cepa pallatesh, te shuhen me gjoba ata qe pakojne 2 min kudo. Me vrases me pagese te mos mereni fare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *