• |
ide | kryesore

Postimi i Cher për Mbretëreshën nxit reagime tek ndjekësit

-Instant, Paparazzi, Slider



Cher është përfolur së fundmi në media pas një gafe në një homazh në Twitter për Mbretëreshën Elizabeth II.

Artistja, ndau një mesazh të përzemërt në mediat sociale duke kujtuar takimin e saj të parë me Madhërinë në vitin 1988.

Dukej se Cher synonte të përfshinte një emoji të një dhie – në lidhje me fjalën GOAT (Më i Madhi i të Gjithë Kohëve) – në përfundim të postimit të saj.

“Jam e trishtuar për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II”, shkroi Cher. “Kisha nderin ta takova. Mbretëresha dukej se ishte vërtet e interesuar të fliste me mua.”

Ajo përfundoi: “Jam krenare që ishte një [emoji lope] dhe e lumtur që kishte një sens të madh humori.”

Shprehja e saj nxiti reagim tek ndjekësit.  “Çfarë është me emoji-t e lopës?”

“Mos ndoshta ishte emoji i gabuar?”, pyeti dikush. Ndërsa një tjetër tha: “Së pari e lexova si lopë dhe mendova me vete se e di që Cher nuk po e quan mbretëreshën lopë. Kështu që mendova për një sekondë dhe kuptova se ishte shenja astrologjike Demi”.

Cher ende nuk ka reaguar ndaj situatës, por nuk duket se tweet-i i saj ishteme qëllim të keq.

Këngëtarja u takua për herë të parë me mbretëreshën në premierën e “Empire of the Sun” të Steven Spielberg në 1988.Dyshja u takuan përsëri pasi ajo këndoi në 2001 Royal Variety Performance në Londër.

Elizabeth II vdiq në Kështjellën Balmoral, Skoci, të enjten pasdite pasi kishte probleme me shëndetin dhe lëvizshmërinë muajt e fundit./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *