• |
ide | kryesore

“Burg kush mban kondicionerin mbi 19 gradë”, qeveria e Zvicrës nxjerr blof Ramën e Ballukun

-Instant, Arkiva, Lajme, Paparazzi, Të fundit
rama, zvicer, energjia, burg



Fushata e ndërgjegjësimit për kursimin e energjisë në Shqipëri, në kushtet e krizës globale ka shënuar një tjetër precedent kur qeveria propagandon përmes dizinformimit. Faktoje verifikoi si të pavërtetë një deklaratë të ministres së Energjisë Balluku se Zvicra dënon me burg qytetarët që ngrohen me më shumë se 19 gradë. Përgjigjja e qeverisë zvicerane për Faktoje tregon se ky shtet nuk ka mungesa të energjisë elektrike dhe si pasojë as masa ndëshkuese, por ka ftuar qytetarët që vullnetarisht të reduktojnë përdorimin e gazit.

“A e dini se Zvicra dënon me burg ata që e mbajnë kondicionerin mbi 19 gradë?”-kështu iu drejtua ministrja e Energjetikës Belinda Balluku nxënësve të shkollës 9 vjeçare “Lasgush Poradeci” në Tiranë, teksa u komunikonte pasojat nga kriza botërore e energjisë elektrike. E pranishme në këtë takim të datës 14 shtator ishte edhe ministrja Arsimit Evis Kushi. Kjo deklaratë u artikulua më herët edhe nga kryeministri Rama gjatë prezantimit të paketës së re antikrizë, në konferencën e datës 8 shtator.

“Sot lexova që Zvicra ka vendosur penalitetin e tre viteve burg për ata që ngrohin më shumë se 19 gradë shtëpinë e tyre, ashtu sikundër kemi parë që Gjermania ka paraqitur planin për fikjen e dritave në të gjitha rrugët, në të gjitha vitrinat, në të gjitha bizneset pas orës 10 të darkës etj”-u shpreh zoti Rama.

Nisur nga këto deklarata me shumë ndikim në opinionin publik, Faktoje vendosi të bëjë një verifikim, duke iu referuar fillimisht burimeve zyrtare të Këshillit Federal të Zvicrës. Në 15 shtator iu drejtuam me një kërkesë për informacion në rrugë elektronike zyrës së medias ku kërkuam të dijmë nëse është e vërtetë se ka ndonjë vendim për dënim me burg të qytetarëve në lidhje me energjinë.

Qeveria Zvicerane i ktheu përgjigje Faktojes vetëm pak orë pas dërgimit të emailit, përmes zëdhënësit të Departamentit Federal të Ekonomisë dhe Kërkimit, i cili mohon vendimmarrjen për dënimin me burg për rastin në fjalë.

Në këtë përgjigje, zëdhënësi shkruan se aktualisht në Zvicra nuk ka mungesë të energjisë elektrike dhe për këtë arsye nuk janë vendosur kufizime, aq më pak masa ndëshkuese. Ai pranon se një artikull i gazetës Blick është keqkuptuar dhe interpretuar nga persona të caktuar.

“Faleminderit për mesazhin tuaj dhe për përpjekjet tuaja për verifikim.

Një artikull në gazetën Blick është keqkuptuar ose riprodhuar gabimisht nga anëtarë të caktuar të publikut. Aktualisht në Zvicër nuk ka mungesë të energjisë elektrike apo gazit natyror. Prandaj nuk ka në fuqi kufizime apo ndalime për përdorimin e energjisë që mund të shkelen. Aktualisht po përgatiten koncepte nëse kufizimet apo masat mund të bëhen të nevojshme në rast të mungesës së ashpër të gazit natyror ose të energjisë elektrike. Procedurat e konsultimit për një projekt-urdhëresë në lidhje me një mungesë të madhe të gazit janë në vazhdim me grupet e interesit Énergie : mise en consultation des mesures prévues en cas de pénurie de gaz (admin.ch) / Energie: Massnahmen für eine Gasmangellage gehen in Konsultation (admin.ch).

Natyrisht, duhet të mbahet parasysh se si duhet të zbatohen dhe monitorohen kufizimet ose ndalimet e mundshme. Akti Kombëtar i Furnizimit Ekonomik (NESA), i cili do të shërbente si bazë për çdo kufizim apo ndalim, nuk parashikon gjoba administrative në formën e tij aktuale. Për rrjedhojë, ndjekja e shkeljeve sipas NESA do të ishte më e ndërlikuar; megjithatë, çdo gjobë e mundshme nuk do të ishte më e lartë se një gjobë normale administrative. Në çdo rast, një pikë e rëndësishme është se kontrollet e rrepta nuk janë as të realizueshme dhe as të dëshirueshme. Në Zvicër, ne u besojmë njerëzve që të respektojnë ligjin.”-thuhet në përgjigjen zyrtare të Zvicrës për Faktoje.

Faktoje verifikoi edhe artikullin e publikuar në 6 shtator në gazetën Blick ku flitet për masat që mund të merren në rast të mungesës së gazit ndaj atyre që shkelin me dashje parashikimet ligjore.

Nga kërkimet e Faktoje rezulton se qeveria në Zvicër ka kërkuar nga qytetarët që vullnetarisht të reduktojnë me 15% përdorimin e gazit në periudhën Tetor 2022-Mars 2023 që janë edhe muajt më të ftohtë. Kjo fushatë ndërgjegjësimi ka nisur në fund të muajit gusht. Të dhënat tregojnë se vetëm për ngrohje Zvicra shpenzon ¾ e sasisë së gazit të përdorur gjatë dimrit. Familjet, industritë, sektori publik dhe institucionet shtetërore janë ftuar nga qeveria të reduktojnë ngrohjen, me argumentin se një gradë më pak nxehtësi, kursen 5-6% të energjisë.

Kur dizinformimi përdoret për propagandë

Verifikimi i Faktoje mbi dënimin me burg të qytetarëve në Zvicër që ngrohen me më shumë se 19 gradë tregoi se deklarata e ministres Balluku është e pavërtetë. Por diskutimi përtej këtij verifikimi është mbi propagandën që bëhet përmes dizinformimit, sidomos në një kohë të tillë kur qeveritë duhet të mendojnë se si të lehtësojnë qytetarin. Në rastin konkret, prezantohet një paketë antikrizë, por përcillen informacione dizinformuesë për të ndërgjegjësuar popullsinë të kursejë energjinë. Edhe më parë Faktoje ka verifikuar deklarata të pavërteta të zyrtarëvë të qeverisë mbi vendimmarrje të shteteve të tjera në lidhje me çështje madhore.

Në 14 tetor 2021 Faktoje publikoi një artikull mbi deklaratën e kryeministrit Rama se Britania kishte bërë një plan për kufizimin e energjisë. Por një përgjigje nga qeveria britanike për Faktojen e rrëzonte këtë pretendim.

Më herët në 29 shtator 2021 një tjetër artikull i Faktoje, ku përfshiheshin edhe përgjigjet nga qeveria gjermane rrëzoi një tjetër pretendim të kryeministrit në lidhje me agjencinë e mediave si një model i suksesshëm gjerman.

Ndërkohë në 21 mars të 2020 Faktoje verifikoi një video të shpërndarë nga kryeministri Rama duke iu referuar si ndërhyrje e policisë spanjolle për të shpërndarë njerëzit gjatë pandemisë. Videoja i përkiste zhvillimeve në Alegjeri dhe nuk kishte asnjë lidhje me pandeminë. Faktoje.al

Rama: Rashë ‘viktimë’ e një informacioni jo të saktë

“Lidhur me shembullin që sollët, s’e kam dëgjuar këtë keqkuptim, nuk e di por nuk ka rëndësi, mbase mund të jetë një shembull që vjen si rezultat i një keqkuptimi, mbase kam rënë dhe unë viktimë e një informacioni jo të plotë e të saktë. Kërkojë ndjesë jemi në një kohë të tillë, por kjo nuk do të thotë aspak që bota nuk është e mbushur me masa të tilla shtrenguese .

Unë do e verifikoj e do e marr vesh saktësisht si është rasti por shikoni Gjermaninë, shikoni Britaninë e Madhe se si vendet e zhvilluara që nuk të shkon mendja po paraqesin para popujve të tyre planet e kufizimeve të energjisë, gjë që ne nuk kemi dëshirë ta bëjmë.”, tha Rama, gjatë një bashkëbisedimi online me gazetarët./ Faktoje.al 



37 Comments

  1. Ça thone keta te marre???????????
    Ore keta na dine zulu??????????
    Ju qifsha ropt o kurva mavi , qe nuk late gje pa shpikur e shpifur .

  2. Burg , taksa , burg , taksa dhe ne fund propagand e show kurvash rilindase .
    O te qifsha ropt o pallosh , si nuk u ndave nje here nga genjeshtrat dhe si nuk pranove nje here fajin .
    Lum si ky popull qe te ka . Eshte i kenaqur me ngritje e pensioneve 6% kur indeksimi dhuhet te ishte 9.4% /
    Prandaj tall bythen ti kur gjen idiot te dipllomuar dhe patronazhista pa hesap .

    1. Aq i ndyre reshte palloshi sa genjen hashiqare pa u skuq fare . Nuk ka ne boten perendimore burgim per karlliqe te tilla , maksimumi ka gjoba . Po ky kujton se po flet me majmunet patronazhist qe i mbledh nje dite pare per ti keshilluar qe neser gjate konferences ti bejne like dhe share . Ky idiot lindi e idiot do vdes , nuk e kupton o kari i anetes qe propaganda ka dale boje ??? Tamam burgu eshte lluks per ty , tu duhet me te lidh me nje bllok betone e me te zhyt ne atlantik qe fara jote te mos mbije me o kurve e rraca karakurve .

  3. Ajo qelbësira shtrigë bashkë me hajdutin pallosh ta fillojnë edukimin duke fikur kondicionerët në zyrat e tyre. Ministirite, bashkitë dhe institucionet që kanë në varësi janë hajdutët me të mëdhenj të energjisë duke qenë se nuk paguajnë faturat.
    Se dyti të fillojnë të bllokojnë dhe të gjobisin ato biznese të mëdha e të vogla që paguajnë energji si familjar apo thjesht e vjedhin.
    Vetëm atëherë mund të guxojnë të na indoktrinijne nëpër media me frikë për luftra dhe kriza imagjinare që i duhen vetëm Edi Rames për të justifikuar vjedhjet.
    Nga vetë raportimet e qeverise 96% e popullatës konsumon me pak se 800 kw në muaj. Praktikisht një komb në skamje që gjithësesi paguan për energjinë dhe është i vetëdijshëm se çfar konsumon.
    Boll fjetet njerez! Kërkoni të drejtat tuaja dhe llogaridhënie nga pushtetarët hajdutë!

    1. Bravo, Ja paske perplasur ne balle drogaxhiut. Mos ia perto, perplasja sa here te jete per tia perplasur,ti dhe te gjithe ne

  4. Genje or genje , genje se qorrat e partise krenohen me ty o pallosh .
    Diten qe do marresh guximin e te thuash te verteten na lajmero .

  5. Genje sa te duash e mos prano asgje . Trembi lepujt se po moren guxim e ke keq .
    Tregoji burgun , barkun thate , tregoju edhe drurin here pas here , lepuj hesapi . popull qe si ngrefet.

  6. Talle bythen me kete popull te vobekt o pallosh talle . Do te vije dekiku edhe ty o pallosh . Pastaj gje vrime e futu , se po ky popull i telendisur prej teje ka per te te rhequr zvarre .

    1. Patronazhistet që kanë shitur edhe bythen për një kafshatë bukë janë ndërsyer me komente pasi punojnë çdo ditë të javës.
      Ikni ore vemje shkoni punoni dhe jetoni me dinjitet.
      Jeni aq të mjere dhe injorant sa nuk arrini t’a shikoni masakrën që po i behet këtij populli. Hapni sytë se ju nuk jeni të privilegjuar, jeni thjesht viktimat që po përdoren për të mirën e tjetërkujt!
      Komentet tuaja virtuale nuk ja ndërrojnë dot mendjen kollaj njerezve për padrejtësitë që i përjetojnë çdo ditë në kurriz. Populli e di mire se çfar hajdutësh e kriminelesh ka në krye, prandaj po ikën nga sytë këmbët.

  7. Shpellkare te spiunit salih metaj shkoni ne zvicer qendroni tre dite ne hotel dhe konsumoni energji si ne shtepite tuaja ne vicidol dhe do shikoni kur tju tredhin dhe tju nisin per ne vucidol,ky qe ben lapsi eshte shkrim propogandistik qe ju shpellkare ti ndizni kondicioneret edhe kur nuk jeni ne zyre dhe shtepi

    1. Ca monstrash edhe keta qe e mbrojne ramen. O mero Gelbaza pse e dredh muhabetin e thua ne hotel, kur ky psikopati yt thoshte kudo, edhe ne shtepi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *