• |
ide | kryesore

Financime të fshehta ruse në PS? Rama flet për herë të parë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
rama, ps, ruse, financime



Kryeministri Edi Rama u pyet sot nëse ambasadorja amerikane ka shprehur shqetësim lidhur me nëse Rusia ka bërë finacime të fshehta për PS-në, pas një zbulimi të autoriteteve amerikane se në 2017 Moska ka dhënë 500 mijë dollarë për PD-në në Shqipëri.

“Dua t’u kujtoj të gjithëve që po e trajtoni këtë temë se ka ardhur në qendër të vëmendjes pas një publikimi nga SHBA se kjo nuk është temë e re.

Nuk është cështje aspak e panjohur për ne. Kur ne e kemi ngritur e trajtuar, shumë prej jush përfshirë ata që sot hidhen përpjetë se e konsiderojnë një tjetër gur për luftën e tyre të brendshme na kanë përqeshur.”, tha Rama.

Pyetje: Lidhur me financimet ruse, SHBA e shqetësuar për financimet për partitë politike në vend, a ka ngritur shqetësim ambasadorja amerikane Yuri Kim për përfshirjen e PS në këto financime të fshehta ruse?

Edi Rama: PS financime ruse? Nga? Apo përsëri është një rast për të ndryshuar drejtimin e temës? Dua t’u kujtoj të gjithëve që po e trajtoni këtë temë se ka ardhur në qendër të vëmendjes pas një publikimi nga SHBA se kjo nuk është temë e re. Nuk është çështje aspak e panjohur për ne.

Kur ne e kemi ngritur e trajtuar, shumë prej jush përfshirë ata që sot hidhen përpjetë se e konsiderojnë një tjetër gur për luftën e tyre të brendshme na kanë përqeshur.

Askush përveç PS, nuk ka marrë përsipër të thellohet në këtë drejtim. Ka qenë një skërrmitje e madhe. Kujtoj se ka qenë një front i madh i bashkuar politik për ta mohuar me të qeshur këtë çështje.

Ja ku jemi sot. Por këtë pyetje s’keni pse ma drejtoni mua, është pyetje që duhet t’ja drejtoni Prokurorisë, drejtësisë. Poltika ka bërë zgjedhjet e veta që rëndom nuk janë zgjedhje në interes të publikut.

Drejtësia e ka trajtuar këtë çështje e nuk i ka dhënë kurrë asnjë përgjigje.

Për të ardhur keq që sot janë shumë të skandalizuar, tronditur, shokuar, jo se duhet të na besonin ne kur çështja u hap por duhet të bënin detyrën e tyre.

Jo sa herë flas unë apo PS të skërrmisin dhëmbët e të lëshojnë fjalë nga më të rëndat duke përqeshur çdo gjë që themi sidomos kur bëhet fjalë për kundërshtarë.



25 Comments

  1. Lapsi mos na percillni me lamje nga ky vellai sorosion i vuçiçit. A thua ti se shqipetaret e paguajne kete trap per vizita jashte shqiperise qe ky te bej avokatin e vuçiç dhe serbise. Nuk do e hap me portalin tuaj nese jepni lamje per kete hajdut dhe beseshitur antishqipetar.

  2. Nuk duan t’ja dinë për shembull që për rastin Berisha anatemuan Sorosin dhe e quajtën të blerë të gjithë administratën amerikane me paratë e Ramës, ndërkohë që për Bashën i pranojnë menjëherë akuzat që dalin nga të njëjtat dyer. Harrojnë fjala vjen që kur plasi skandali i fondeve ruse, të njëjtët persona plus Berishën, janë tallur me revistën ‘Mother Jones’ dhe faktet që ajo solli, e kanë treguar me gisht edhe një herë më shumë Xhorxh Sorosin dhe rolin e tij në mediat amerikane. Kurse sot shpejtojnë të bërtasin ‘Poshtë skuthi’, duke u marrë me Lulin e jo me Sorosin si dikur!

    1. Financime te fshehta me rusine kane bere keta plehrat e PD dhe Tani thone qe ka bere PS shofeni se cfare plehrash qe Jane nuk dine cfar flasin

  3. Skeni pse pergjigjeni fare per kete temen e financimeve ruse sepse kur e ngritet ju si problem te gjithe u kthyen kundra tani ti gjejne vete fajtoret

  4. Mos fol fare kryeminister Edi per financimet ruse ,sepse seshte teme qe te takon ty
    Kush jane fajtoret te denohen

  5. hahahahahah o sa te lezetshem jan, hajde nxjerrim tani qe edhe PS me financime nga rusia se na dolen te palarat sheshit,,,, mede ku kan arrit

  6. Sa jo kreativ qe jan mor zot i madh si ata kalamajt “ne e kemi ber po edhe ju ashtu jeni” sikur s dim ne ca lloj halesh jan saliu me shok

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *