• |
ide | kryesore

Ngjarje e rëndë në Prishtinë, plagosen me thikë 3 efektivë policie

-Instant, Lajme, Të fundit
policia e Kosovës



Tre efektivë të policisë së Kosovës kanë mbetur të lënduar ditën e shtunë në Prishtinë. Mësohet se ata u sulmuan me thikë nga një person. Zyrtarët e policisë kishin shkuar të verifikonin një rast të dhunës në familje. Ishte ky momenti kur ndodhi ngjarja e rëndë.

“Pak para orës 17:00 në lagjen ‘Dardania’, një familje ka kërkuar ndihmën e Policisë. Ata kërkuan ndihmë për shkak se djali i tyre, nuk ka pranuar që të marrë ilaçet. Ai është me probleme psikike dhe merr trajtim të herë pas hershëm. Pasi patrulla e Policisë ka shkuar në vendngjarje, kanë tentuar që me e bë të mundshme marrjen e injeksioneve, por i njëjti ka qenë i dhunshëm me ç’rast ka nxjerrë thikën dhe ka tentuar të sulmojë patrullën policore” thuhet në komunikatën zyrtare të policisë.

Aktualisht 3 efektivët e policisë morën trajtim mjekësor në spitalin e Prishtinës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që autori është shoqëruar në polici.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *