• |
ide | kryesore

Post Malone bie në skenë, pëson lëndim të brinjëve (VIDEO)

-Instant, Paparazzi, Slider
skene



Post Malone pësoi një rënie në skenë gjatë turnet. SI pasojë e rënies, pati dëmtime serioze duke lënduar 3 brinjë. Ngjarja ndodhi të shtunën gjatë performancës në St. Louis.

skene
Post Malone

“Faleminderit të gjithëve për mesazhet tuaja! @postmalone nuk i theu 3 brinjë lastnite [sic] faleminderit zotit”, shkroi menaxheri i reperit, Dre London, në Instagram të dielën.

Post Malone ishte duke performuar në Enterprise Center në qendër të St. Louis kur u rrëzua. Prezantuesja e koncertit Tana Cantrell tha për CNN se aksidenti ndodhi rreth një orë pas performancës së tij.
“Në atë moment nga këndi im, dukej sikur ai sapo u rrëzua në skenë, duke kapur mesin e gjoksit,” tha Cantrell. “Mund të shihje në fytyrën dhe trupin e tij se sa dhimbje kishte dhe atëherë e kuptova se kjo ishte serioze. Këmbët i dridheshin nga dhimbja.”

Pas rreth 10 minutash, Post Malone u ngrit me ndihmën e të tjerëve dhe shkoi të bënte një pushim. Pasi u kthye në skenë, ai vazhdimisht kërkoi falje para se të përfundonte shfaqjen.

“Vërtet nuk njoh asnjë artist si ai”, vazhdoi postimi në Instagram.

Të dielën, reperi kërkoi falje dhe falënderoi fansatnë St. Louis në një video të postuar gjithashtu në Instagramin e Dre London. Ai konfirmoi rrëfimin e Cantrell se ai ra në një vrimë që kishte për qëllim të mbante kitarën.

“Sapo u kthyem nga spitali dhe gjithçka është mirë”, tha Post Malone në video. “Ata më dhanë disa ilaçe kundër dhimbjeve dhe gjithçka, kështu që ne mund të vazhdojmë turneun.”

Marrë nga CNN
LAPSI.AL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *