• |
ide | kryesore

Shpërthen bombola në Has, plagosen nënë e bir

-Instant, Lajme, Të fundit
ambulance



Një bombol gazi që përdorej për gatim shpërtheu këtë të martë në fshatin Fajza, në Has. Si rrjedhojë e kësaj janë plagosur nënë e bir.

Të dëmtuarit po marrin mjekim në spitalin e Kukësit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Të ngjashme: Shpërthen bombula e gazit, digjet banesa në Vlorë

“Rreth orës 11:10, në një banesë në fshatin Fajza, Has, dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi që përdorej për gatim. Për pasojë, janë dëmtuar shtetasit S. D dhe U. D. (nënë e bir). Të dëmtuarit po marrin mjekim në spitalin e Kukësit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes“, sipas policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *