• |
ide | kryesore

U kapën ‘mat’ me doza kanabisi në lokalin e tyre, në pranga nënë e bir në Vlorë

Lajme, Të fundit



Evidentohet dhe goditet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, një rast i shitjes së lëndëve narkotike, në doza.

Vihen në pranga 2 shtetas që posedonin doza kanabisi, në lokalin e tyre, me qëllim shitjen. Sekuestrohen dhjetëra doza cannabisi, 2 shkopinj bejsbolli, 5 celularë, një automjet dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli 2”, pasi kanë siguruar informacion se dy shtetas shisnin në lagjen “Pavarësia 3”, lëndë narkotike të cilën e fshihnin në lokalin e tyre, kanë organizuar punën dhe si rezultat, kanë kapur dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

L. Xh., 50 vjeçe dhe M. Xh., 23 vjeç (nënë e bir), të dy banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit në subjektin (lokalin) e këtyre shtetasve, i cili rezultoi i paregjistruar në organet tatimore, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura dhjetëra doza të lëndës narkotike cannabis, gati për shitje, 2 shkopinj bejsbolli, 5 celularë dhe një shumë parash të dyshuar të përfituar nga kjo veprimtari kriminale. Gjithashtu u sekuestrua dhe një automjet që përdorej nga këta shtetas.



1 Comment

  1. po pse cfare ben keta qe nuk e ben narkoshteti yne? me viktima se nene e bir per te jetuar te bejne si shteti ska

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *