• |
ide | kryesore

Digjet makina e kandidatit për kryetar bashkie në Has

-Instant, Lajme, Të fundit



Makina e kandidatit socialist për kryebashkiak në Has, Beqir Mulaj, është djegur gjatë natës. Mjeti ka qenë i futur në garazh kur ndodhi ngjarja. Paraprakisht dyshohet se zjarrëvënia ka qenë e qëllimshme. Ky incident vjen vetëm pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve më 14 maj. Grupi hetimor po vëzhgon kamerat e sigurisë për të bërë të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

Beqir Mulaj është kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Hasit. Kësaj radhe, socialistët nuk ia besuan bashkinë kryetarit aktual Liman Morina.

Ndërkohë ditën e djeshme një tjetër incident elektoral është shënuar në veri. Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka denoncuar se disa aktivistëve të Partisë Demokratike në Fushë Arrëz të cilët kanë rënë pre e dhunës. Në deklaratën e koalicionit thuhet se ata janë dhunuar nga drejtori i HEC-it të Fierzës, Vasil Muslija, djali i tij dhe një tjetër person i identifikuar si Zamir Sadiku.

Kujtojmë se më herët, pak ditë përpara nisjes së fushatës elektorale, një sasi tritoli u vendos në makinën e kreut të PD-së në Vaun e Dejës Bernard Ndreca. ©Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *