• |
ide | kryesore

Berisha akuza kandidatit të PS në Has: Je arrestuar 5 herë dhe ke 2 emra

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga Hasi ka lëshuar akuza, njëkohësisht batuta në lidhje me kandidatin e PS në Has, Halit Mulaj. Gjatë prezantimit të kandidatit të opozitës për këtë bashki, Berisha tha se kandidati i PS, që sipas tij figuron me dy emra, është arrestuar 5 herë.

“Halit dhe Beqir, në politikën shqiptare ke vetëm një shok e je unik. Je dënuar e arrestuar 5 herë, në burg në Greqi, Slloveni, Vernicë e Durrës.

Këshilla ime është, nëse të thotë Rama ndonjë fjalë, thuaji, jemi vëllezër siamezë, sepse vërtetë jam i arrestuar në Greqi, kam dy emra, por edhe ti ke 2 emra, edhe Edi edhe Edvin.

Ti je arrestuar në Milano, në Mynih për vjedhjen e ushqimit në kampe, po deshe të sjell edhe dëshmitarë, je arrestuar në Milano se shisje ikona të vjedhura. Nëse ka dy burra që i kanë provuar në politikë shqiptarë janë ata të dy”, ka deklaruar Berisha.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *