• |
ide | kryesore

Afera me tenderin e uniformave të Policisë, Apeli lë në fuqi vendimin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e fajësisë për Edlira Naqellarin dhe 9 zyrtarët e tjerë të Ministrisë së Brendshme të dënuar nga Shkalla e Parë për akuzën e shkeljes së barazisë në tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit.

Tenderi që kapte shifrën e 2.8 miliardë Lekëve është dhënë në shkelje të procedurave nga zyrtarët të cilët u morën nën hetim nga SPAK në Korrik të 2021-shit.

Dënimi më i lartë për këtë dosje u dha për ish-drejtoreshën e Blerjeve të Përqendruara Edlira Naqellari dhe zyrtaren tjetër Flutura Çekrezi. Ndërkohë 8 ish-kolegët e tyre morën dënime që u konvertuan në shërbim prove.

Aktualisht të gjithë të hetuarit janë liruar për shkak të shlyerjes së dënimit, megjithatë janë të përjashtuar nga çdo funksion publik për 5 vitet e ardhshme.

Dy gjykatat gjetën të provuar akuzën e SPAK se zyrtarët e Ministrisë së Brendshme kanë shpallur fituese një kompani që nuk plotësonte kriteret, si dhe janë bërë abuzime me çmimet e veshjeve



2 Comments

  1. Per aq para te gjithe bejne disa muaj burg. Dhe ska cju hyn ne pune me puna ne shtet, tani te fillojne xhirot neper bote.

  2. Apeli ? Pse gjykim ishte ai ? Pse asnje fajtor i vertete nuk u arrestua?
    Te qifsha spakun , krahun e djathte te palloshit ose thene me sakt kamikazin e palloshit .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *