• |
ide | kryesore

Pamjet/ Përplasje në Peqin, humb jetën 1 nga shoferët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Peqin



Policia njofton se rreth orës 21:40 në aksin rrugor Elbasan – Peqin, në fshatin Karinë janë përplasur 2 automjete. (Pamjet poshtë) Sipas të njëjtave burime një mjet tip “Benz” është përplasur me një automjet “Volkswagen”.

Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit tip”Benz”. Të plagosur kanë mbetur edhe dy pasagjerë. Ata janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Njoftimi

Më datë 21.09.2022, rreth orës 21:40, nē aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Karin, Peqin, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.T., banues në Peqin, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen “, me drejtues shtetasin E.B., banues në Elbasan.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi A.T, si dhe janë dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit tip “Volkswagen”, dhe pasgjeri i këtij mjeti shtetasi P.N., të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjeksore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *