• |
ide | kryesore

Nëna e të riut që u ekzekutua në Shkodër kërkon mbrojtje nga shteti

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Erjon Xhenje



Nëna e të riut, Erjon Xhenje që u ekzekutua mbrëmjen e së dielës në SHkodër kërkon ndihmën e shtetit. Në një letër drejtuar medieve ajo thotë se qarkullojnë shumë të pavërteta në këtë histori. Ajo gjen si shkak për ngjarjen precedentët penalë të kushërinjve të të birit. Elvira Xhenje kërkon drejtësi dhe mbrojtje për familjen.

“Jam Elvira Xhenje, nena e te ndjerit Erjon Xhenje, të riut qe u vra ne Shkoder me dt 18 ,09,2022. Vrasja e djalit tone ka qene nje tronditje e madhe per familjen tone, por jo vetem. Dhimbjen per djalin tim e kam pare ne syte e gjithe prinderve qe ne syte e mi kane pare veten e tyre, sesi nje femije te pafajshem i merret jeta me pa te drejte.

Dhimbjen per Erjonin e kam pare ne syte e te rinjve qe e kuptojne sesa e pasigurte dhe e pa vlere eshte jeta ne Shqiperi. Fatkeqesia e djalit tim ishte se kusherinjte e tij jane me precedente penale. Ky fakt i dha te drejten dores kriminale qe tia marre pa meshire jeten djalit tim.

Ky fakt i dha te drejte portaleve qe ta godasin per here te dyte Erjonin duke cenu dinjitetin e tij me informacione te paverteta dhe duke trazu shpirtrat e familjareve serish. Erjon Xhenje ka qene student i deges fizioterapi.

Ka qene nje i ri me angazhime ne jeten personale dhe shoqerore. Erjoni eshte eduku me vlera dhe i ka manifestu ne familje dhe ne rrethin e tij te paster shoqeror. Kerkoj nga shteti drejtesi per djalin tim.

Kerkoj gjithashtu qe familja ime te merret ne mbrojtje pasi ndihemi te pambrojtur. Erjoni ka qene nje djale besimtar. Jam e sigurte qe ai eshte lule ne xhenet. Allahu e paste ne mbrojtje pasi ne kete jete ka padrejtësi”, – thuhet në reagimin e saj.

LEXO EDHE: Vrasja e 19-vjeçarit në Shkodër, ky është autori i shpallur në kërkim (Emri)

Këtë të enjte u mësua se policia e ka identifikuar tashmë vrasësin e Erion Xhenjes. Ai është i riu Bajram Çekorja që është shpallur në kërkim. Ky është djali i Ismet Çekores që u ekzekutua pak kohë më parë në Shkodër. Dyshohet se shkak i vrasjeve kanë bërë konfliktet mes familjeve. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *