• |
ide | kryesore

Gerard Pique reagon ndaj deklaratës së Shakirës: Viktimë

-Instant, Paparazzi, Slider



Gerard Pique ka reaguar së fundmi ndaj deklaratës së Shakira për divorcin e tyre.

Në një intervistë për revistën ‘Elle’, artistja tregoi se si po e përballon ndarjen e saj nga Pique. Mirëpo sipas’ La Vanguardi ‘, futbollisti nuk e ka pritur mirë rrëfimin dhe është mërzitur me ish-partneren e tij.

“Mund të them vetëm se kam vendosur gjithçka që kam në këtë marrëdhënie dhe në familjen time”, tha artistja për ELLE. “Gerard si futbollist donte të luante futboll dhe të fitonte tituj dhe unë duhej ta mbështesja. Unë e vura karrierën time në prapavijë dhe erdha në Spanjë, që ai të luante futboll dhe të fitonte tituj. Dhe ishte një akt dashurie.Falë kësaj, fëmijët e mi mundën të kishin një nënë të pranishme dhe unë kam këtë lidhje me ta që është e pathyeshme.”

Gerard Pique mendon se pretendime të tilla janë hakmarrje dhe beson se ajo ka për qëllim të viktimizojë situatën.

“Të gjithë ata që e njohin e dinë se edhe nëse ai ka dalë për disa netë duke pirë e ka kombinuar këtë me biznesin e tij. Por edhe me kujdesin për familjen.  I çon fëmijët në shkollë, në udhëtime. Ai e kalon gjithë kohën me ta kur nuk punon”, thanë të afërmit e tij./Lapsi.al

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/09/20/gerard-pique-akuzohet-per-tradheti-gjate-lidhjes-me-shakira/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *