• |
ide | kryesore

Dalin në protestë nxënësit e shkollës ‘Mehmet Akif’: Na shkatërruat çdo ëndërr

-Instant, Lajme, Të fundit



Nëxnësit e kolegjit “Mehmet Akif”, i cili u mbyll nga qeveria kanë dalë në protestë para Ministrisë së Arsimit. Kolegji u mbyll pak ditë më parë, me arsyen se nuk plotësonte standardet. Ata kanë kërkuar shfuqizimin e vendimit për mbylljen e kolegjit privat dhe nga Ministria kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë.

Na shkatërruat çdo ëndërr që kemi krijuar në ambientet e shkollës ‘Mehmet Akif’. Jemi kundër mbylljes së arsimit cilësor. Sot kuptova se çdo të thotë që të të prishin ëndrrat. Anuloni mbylljen e ‘Mehmet Akif’”, kanë thënë nxënësit para ministrisë.

Kryeministri Edi rama ka reaguar pas protestës së nxënësve të kolegjit “Mehmet Akif”, i cili u mbyll pak ditë më parë nga qeveria.
 
Rama thotë se nxënësit duhet të protestojnë kundër pronarëve që shitën godinën e shkollës dhe e spostuan aktivitetin gjetkë, pa marrë leje, nërsa shton se Ministria e Arsimit ka zbatuar ligjin.
“Nxënëset e shkollës së mbyllur të protestojnë kundër pronarëve që shitën godinën e shkollës dhe e spostuan aktivitetin gjetkë, pa marrë leje sipas ligjit e pa respektuar rregullat e parashikuara ligjërisht! Ministria e Arsimit dhe Sportit ka zbatuar ligjin si në raste të tjera”, shkruan Rama në një postim në Twitter.



39 Comments

  1. Kam shkuar te regjistroj femijen te shkolla mehmet akif dhe pa frik si prind them qe kam bere zgjedhjen me te mire qe nuk e kam cuar aty

  2. Perderisa e kan shitur godinen dhe ajo ishte shkoll private ku qendron faji i qeveris ktu. Kta nxenes duhet te din ku te drejtohen

  3. Po kta nxenes qe dalin tani ne protest si i kan detyru me dal aty se mesa di un askush prej tyre se kishte qejf si shkoll.

  4. Po nqs e ka mbyllur drejtori duke shit godinen pse nuk drejtohen kta nxenes aty meqe e kan pas qejf dhe si shkoll kaq shum, gje qe sesht e vertet se te gjith gocat aty me thonin qe ishte burg

  5. Nese minsisttia e ka konsideruar si nje kolegj i cili nik ploteson kushtetnper nxenesit dhe per mesuesin skeni pse dilni ne porotest

  6. Turgut ozali eshte shkolle turke edhe sesht mbyll , pse , sepse i plotson kushtet dhe eshte nje nder kolegjet me te mira te huaja ne shqiperi

  7. Ngelen duke mesuar kta qe dalin ne protest se ju mbyll shkolla, u mbyll do hapin nje me te mir , cfare problemi ka

    1. Dil Namyti se na mbytën
      PatronXhistat
      E kam shkrujte vetë kështu fjalën
      Kur ishim në 8 vjeçare në kohën e du lles
      Krijonin grupe patronazhi mësuesit
      Na jepnin nga 5 cope budallenj si këta që shkruajnë me lart ti mësonim .
      Po pse mësonin ata
      Na jep detyrat ti kopjojnë thoshin.

  8. per cdo gje qe behet dhe kur iu preken interesat qeveria rama e ka fajin thirrini mendjes o popull shifni ku esht problemi

  9. Bobo të tërë që shkruajnë patronazhiste!!!O të mjerë si nuk e kuptoni që Shefi juaj Rama e ka bërë me urdhër të Erdoganit dhe e bëri për t’a pas mirë me të.Rama është antishqiptar dhe i mbani iso.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *