• |
ide | kryesore

Vendimi i Këshillit të PD: Në primare votojnë edhe simpatizantët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
këshillit, në PD



Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Pas mbylljes të takimit, Kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka në fjalët për mediat ka zbuluar vendimet e marra për votimet për kandidatët në primare.

Paloka ka zbuluar se do të votojnë jo vetëm anëtarët e PD. Por, edhe simpatizantët e PD.

“Sot siç jeni në dijeni me kërkesë të Këshillit Kombëtar u shty diskutimi për regulloren e primareve. Sot u diskutua për këtë çështje dhe ato që janë risi nga primaret e fundit janë që në votime, siç e përcakton Statuti, nuk do të marrë pjesë vetëm anëtarësia e PD. Por, edhe simpatizantët. 

U diskutua edhe për kandidimin e kryetarët të degëve dhe pozicioni që do të mbajnë. Pati disa propozime por u miratuar propozimi i grupit të punës kryetarët e degëve që do të kandidojnë në primare gjatë kandidimit funksionet do të kryhen nga nënkryetarët e degëve. nëse do të shpallen kandidatë zyrtarë të PD për zgjedhjet lokale nuk do të jenë më në pozicionin fillestar.

U votua edhe për një pikë që ishte e diskutueshme. Nëse do të ketë balotazh dhe u vendos që balotazhi do të qendrojë si proces”. Kështu u shpreh Paloka.

Lexo më tej: Mbledhja e Këshillit Kombëtar/ Berisha rreshton kritikat 

Lexo më tej: Berisha flet për zgjedhjen e kandidatëve në 2023-shin: Nesër mblidhet Këshilli Kombëtar 



4 Comments

  1. Nuk po terhiqni dot edhe ju . Sepse ne vetvete nuk doni te leshoni pushtet , ky eshte nje show alla palloshi .
    ndryshimet te jene kudo , jo na jepni primaret dhe ju duket sikur na keni falur boten .
    Eeeeejjjjj …po na jepni ate qe na keni vjedh per 32 vite o rrotakarash .
    Hapje totale, nryshime drastike, rregulla loje , ndarje pushtetesh , larg duart e partive nga zgjedhjet ato te organizohen nga drejtesia , minimum jetik , rroge minimale , referendume , stop PPP , stop konçensionet , stop off-shoreve ,,,,, etje etj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *