• |
ide | kryesore

Merret peng një person në autostradën Tiranë-Durrës

-Instant, Lajme, Të fundit
polici, pengmarrja, kana bis



Një rrëmbim ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës. Personi i marrë peng dyshohet të jetë Indrit Beqiraj, i skeduar si trafikues lëndësh narkotike. Personi që u rrëmbye ka treguar në polici se ishte duke udhëtuar me vëllain me motor në momentin kur një mjet u preu rrugën. Mjetet më pas u përplasën me njëra-tjetrën.

Pas përplasjes, motori doli nga rruga dhe dy vëllezërit janë konfliktuar me personat që ndodheshin në automjet. Në konflikt e sipër, personat që ndodheshin në automjet e kanë marrë qytetarin me iniciale I.B në automjet dhe janë larguar. Megjithatë, pas reagimit të policisë, ata e kanë lënë diku në rrugë personin që rrëmbyen dhe janë larguar. Denoncimi u bë nga vetë I.B dhe vëllai i tij. Tashmë policia po e trajton rastin si heqje të paligjshme të lirisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *