• |
ide | kryesore

Aksident në rrugën Tiranë-Durrës, makina përplas 70-vjeçarin, transportohet në spital në gjendje të rëndë

Lajme, Të fundit
Mamurras, virozat, tërmeti



Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në rrugën kryesore Tiranë-Durrës, ku një i moshuar ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e përplasjes nga një automjet. Makina tip ‘furgon’ me drejtues të riun, G.Xh ka përplasur 70-vjeçarin I.H në momentin kur ky i fundit ka tentuar të kalojë rrugën dhe trafikndarësen.

Informacion paraprak:

Rreth orës 09:50, në segmentin rrugor “Durrës-Tiranë”, automjeti me drejtues shtetasin G. Xh., 21 vjeç, është përfshirë në një aksident me këmbësorin, shtetasin I. H., rreth 70 vjeç, i cili është në spital, në kujdesin e mjekëve, në gjëndje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *