• |
ide | kryesore

Ndryshon taksa e ndërtesës/ Ekspertët: Tirana dhe bregdeti do paguajnë më shumë

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministria e Financave dhe Ekonomisë (MFE) është duke rishikuar vendimin e metodologjisë për llogaritjen e vlerës së taksës së ndërtesës. Ministrja Delina Ibrahimaj pohoi se për taksën e pronës një nga propozimet është të taksohet me vlerën e tregut. Monitor mëson se tashmë MFE ka nisur punën për draftin e ri për ndryshimet e taksës së ndërtesës. Ai pritet të jetë gati vitin e ardhshëm.

Drafti i ri nuk synon ndryshimin e nivelit të taksës që është sa 0,05% e vlerës së shtëpisë. Ajo që ndryshon është baza e llogaritjes së taksës që është vlera e shtëpisë. Ndryshimet e bazës së llogaritjes së taksës synojnë të përafrojnë nivelin e taksimit me çmimet aktuale të apartamenteve. Në shumë zona të kryeqytetit, kryesisht ndërtimet e reja kanë pësuar rritje të lartë. Për rrjedhojë pritet që për të përcaktuar vlerën e shtëpisë do të përdoren çmimet sipas kontratave të shit-blerjes së regjistruara në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës (ASHK).

Mënyra aktuale e llogaritjes së taksës së pronës

Aktualisht në mungesë të çmimeve të tregut për të vlerësuar bazën e taksës së ndërtesës përdoren çmimet mesatare referuese. Ato janë të përcaktuara në aneksin 1 të vendimit nr.132 “Për metodologjinë e përcaktimit të vlerës së taksueshme të pasurive të paluajtshme “ndërtesa”.

Vlera e apartamenteve aktualisht llogaritet me çmimet fiskale referencë për metër katror, që përdorin Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Në aneksin e vendimit janë të përcaktuara edhe çmimet mesatare referuese të shitblerjes së ndërtesave që përdoren për qëllim banimi sipas qyteteve. Për Tiranën çmimet janë të ndara në 32 zona kadastrale.

Sipas raportit të stabilitetit financiar të Bankës së Shqipërisë çmimet e apartamenteve periudhën janar-qershor 2022 janë rritur 28,4% në raport me 6-mujorin. Në raport me një vit më parë ato janë rritur me 39%. Ndërsa indeksi i çmimeve për shitjet në kryeqytet regjistroi një rritje prej 40% ndaj një viti më parë. Drafti i ri gjithashtu do të përcaktojë indeks të ri për taksimin e truallit dhe tokës bujqësore.

Ekspertët flasin për taksën e pronës

Eksperti i çështjeve të pushtetit vendor Agron Haxhimali tha për “Monitor” se nëse do të ndryshojë baza e llogaritjes së taksës që është vlera e shtëpisë. Ata që kanë prona në kryeqytet e bregdet do të paguajnë më shumë se aktualisht, për shkak të rritjes së çmimeve.

“Llogaritjet mbi bazën e tregut pa diskutim që do të thotë së do të paguajnë më shumë. Ata që posedojnë prona në zonat urbane në bregdet dhe mbi të gjitha në kryeqytet. Pasi këto zona po shënojnë dhe imponojnë çmime të vlerës së pronës. Kjo si pasojë e kërkesës së tregut, por edhe për faktorë të tjerë, që kërkojnë një tjetër analizë. Kujdesi duhet lidhur me të vërtetën e vlerës reale, dhe prekjen e shtresave në nevojë që jetojnë me ekonomi të dobët edhe në ndërtesa. Këtu çmimi i zonës ka vlerë ndryshe nga çmimi referues”.

Sipas Haxhimalit, ndryshimet e llogaritjes së vlerës së shtëpisë treguan mosfunksionimin e sistemit aktual.

  • “Së pari kjo tregon se reformat dhe ndryshimet ligjore që u bënë për taksimin e pronës në 2018 nuk paskan qenë të mirë studiuara dhe analizuara. Kjo sidomos nëse marrim parasysh se pas 4 vitesh kërkohet sërish ndryshime.
  • Së dyti është dhe ishte dhe kur u bënë ndryshimet e taksimit të pronës çështje e taksimit mbi vlerën reale të pronës dhe jo mbi bazë të çmimit të referencës.
  • Se treti, korrigjimet shume mirë që bëhen. Por është me rëndësi që të ndërtojmë ligje, mekanizma dhe instrumente që t’i rezistojnë kohës dhe të mos dëmtojnë qytetarët më asnjë aspekt.

Taksimi sigurisht duhet të jetë i drejtë dhe real për çdo pasuri të çdo kategorie. Tani ka disa rruge që na çojnë në taksimin mbi vlerën reale. E para është vetë deklarimi që vështirë funksionon, pasi asnjë nuk do e mbase s’di vlerën e tregut të pasurisë.

Një rrugë tjetër është nëpërmjet verifikimit nga transaksionet, nga zyrat noteriale dhe kadastra. Por edhe këtu jo të gjithë e trajtojnë pronën e tyre. Ndaj rruga tjetër është përcaktimi sërish nga ligji. Kjo pasi vështirë të përcaktosh vlerën reale nga opinione dhe vlerësime të palëve të treta. Meqenëse tani është rihap kjo çështje duhet se pari konsultime dhe praktika nga vende te tjera. Por gjithsesi duhet përshtatshmëri me kontekstin lokal”, pohoi ai.

Shembull si llogaritet sot taksa e ndërtesave

Detyrimi vjetor i taksës së pasurisë duke marrë në konsideratë çmimin e vlerësuar për një apartament llogaritet si më poshtë: Detyrimi vjetor i taksës = çmimi mesatar referues( sipas qytetit përkatës) x sipërfaqe (m²) x shkalla e taksës.

Çmimi mesatar fiskal për zonën kadastrale 5/1 që zona e ish Bllokut dhe Librit Universitar, çmimi referencë është 190,000 lekë/m2. Vlera e një shtëpie me sipërfaqe 100 m2 është 19,000,000 lekë. Taksa është sa 0,05% e vlerës, pra 9,500 lekë në vit. Ndërsa taksa për apartamentet e privatizuara, për të cilat nuk është kryer asnjë transaksion shitblerje llogaritet se 70% e vlerës.

Për një familje në qytetin e Durrësit, në një shtëpi me sipërfaqe 100 m2, vlera e shtëpisë llogaritet 6,750,000 lekë. Çmimi fiskal për këtë qytet është 67,500 lekë/m2. Taksa do të jetë sa 0,05% e vlerës së shtëpisë, pra, 3375 lekë. Por, në rast se qytetarët kanë në pronësi një shtëpi, të cilën e privatizuan me ligjin nr.7652, datë 23.12.1992, taksa llogaritet për 70% e vlerës./Monitor



7 Comments

  1. vazhdoni e rrisni taksat , denoni fukarenjt dhe pastaj vidhni si hamori ne duhan
    rilindja e gopit te kurvave te kuqe , ju qifsha ropt

    1. Ironia e ” demokrscise” eshte se kjo taksa e prones i vendos per here te pare nga Napoleoni, (diktator) gjate luftrave te tij si nje takse e PERKOHESHME, per te mbuluar shpenzimet e luftrave te tij pushtuese..
      Njedoj si ajo taksa “e perkoheshme” per arsimin qe merr bashkia, ndoness arsimi me kushtetute eshte falas.

      1. Te taksosh pronen ( banesen) me cmimin e tregut do te thote qe: Bashkite i kane vene ne shitje banesat e qytetareve te vete dhe i takson me cmim sikur ata do t’ i shesin!
        Mire ja u ben ! … Te ikin sa me shpejt nga syte kembet…!
        Po c’ far behet keshtu ne kete vendin tone !!!?
        Do te kishte kuptim , te vendosej nje takse mbi ndertesen me koston e ndertimit per cdo qytet apo zone banimi.
        Vec kesaj ; ne se banesa eshte ne cfrytezim , sepse shume banesa dhe apartamente jane bosh per aresye kryesisht emigracioni.
        I mjeruat emigrantet me keto taksa , kur nuk jetojne ketu.
        Kane mbetur prinderit vetem dhe vec kusurit qe i ka zene , po vuajne edhe taksimet e turpshme nga bashkite, zyrtaret e te cileve nuk ju sherbejne per asgje.
        Ata jane kthyer ne taksidare shteterore e private…. Eshte per te vene duart ne koke e te ikesh naten!

  2. Domethene, nje pensionist qe mer 20 mij lek pension, duhet te paguaje 30 mij lek ne vit vetem takse ndertese, pra 13% te pesionit.
    Shpirtin merja barboneve, se e meritojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *