• |
ide | kryesore

Porositi vëllezërit Beqiraj të vrisnin “Rrumin e Shijakut”, të pathënat e Kasandër Nogës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kasandër Noga ka porositur përmes një personi tjetër vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj që të vrisnin “Rrumin e Shijakut”. Dëshmia në polici e vëllezërve Indrit dhe Gentian Beqiraj, të cilët u sulmuan para dy ditësh në autostradën Durrës-Tiranë ka zbuluar detaje të shumë ngjarjeve kriminale të ndodhura në vend.


Kasandër Noga është arrestuar në Vjenë në qershor të këtij viti, pasi akuzohet për plagosjen e Erion Hasanbelliut në Bruksel.


Sipas autoriteteve belge, 45-vjeçari qëlloi disa herë Hasanbelliun më 11 qershor e më pas u larguan nga vendngjarja.

Dyshohet se tentativa për vrasje ka ndodhur për shkak të hasmërive mes Erion Hasanbelliu dhe Kasandër Nogës.

Hakmarrja

Në vitin 2000, kur Kasander Noga, i veshur si polic, hyri me automatik në dorë bashkë me Julian Çelën dhe pasi kanë shkelmuar derën e reanimacionit ku ndodheshin te shtruar Aqif Hasanbelliu dhe Dritan Hajdini u ka hequr serumin nga krahu dhe me breshëri automatiku i ka lënë të vdekur në vend.

Më pas hakmarrja vazhdoi edhe me një seri ngjarjesh të tjera, pasi Erion Hasanbelliu bashkë me vëllain e tij Geron Hasanbelliu ekzekutuan Julian Çelën dhe plagosën rëndë Kasandër Nogën në 2002, në Belgjikë.

Ai dyshohet për pesë vrasje dhe disa plagosje. Mes këtyre krimeve është dhe akuza për vrasjen e Astrit Shperdhejas në 25 gusht të 2001, ndërkohë që gjyqi u bë në Belgjikë në 2005. Po ashtu ai është dënuar edhe për vrasjen në vitin 1999 në Patos, të Kastrito Gropa dhe Edison Meminajt. Por pavarësisht këtyre krimeve të rënda, autori arriti që të ishte i lirë.

Kush është Erion Hasanbelliu?

43-vjeçari Erion Hasanbelliu i njohur edhe si Mikel Rakipllari është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare.

Erion Hasanbelliu u ekstradua nga Belgjika drejt Shqipërisë në 21 Tetor të vitit 2013-të pas kërkesës së Interpol, pasi ai bashkë me vëllanë akuzoheshin se në vitin 2002, kanë vrarë në Belgjikë, Julian Çelën dhe kanë plagosur rëndë, Kasandër Nogan.

Sipas informacioneve, vëllai i Erionit, Geron Hasanbelliu është vënë në pranga në 14 qershor 2013, në rrugën e Barrikadave në Tiranë.

Arrestimi dhe ekstradimi i tij erdhi pasi Gjykata e Fierit, me vendimin e datës 7 shtator 2009, e ka dënuar me 25 vjet heqje lirie për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me paramendim për gjakmarrje e kryer në bashkëpunim”, “Vrasje me paramendim për gjakmarrje“ e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”.

Sipas Policisë së Shtetit, Erion Hasanbelli në bashkëpunim me vëllanë e tij Geron Hasanbelli kanë vrarë shtetasit Julian Çela dhe plagosur Kasandër Noga, ku ky i fundit dyshohet se ka lidhje të forta me botën e errët të krimit.

Ai gjithashtu është përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale si atentati ndaj Sokol Çapjas dhe Bledar Muçës./Top Channel


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.