• |
ide | kryesore

Raketat bien mbi Kiev, ukrainasit ia marrin këngës në metro (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
ukrainasit metro raketat



Mëngjesin e së hënës shumë qytete Ukrainës janë goditur nga raketat ruse. Bombardimet nga ajri kanë qenë të pandërprera. Në qytetet kryesore u rikthyen sirenat e alarmit. Ato vijuan për 4 orë rresht. Deri tani zyrtarët kanë raportuar për 11 viktima dhe 89 të plagosur.

Megjithatë ukrainasit duket se nuk lejojnë që morali i tyre të bjerë. Ata po tregojnë se dinë të rezistojnë edhe në kushte të tilla. Ndërkohë që në qytet dëgjohen alarmet për bombardime, qytetarët e mbledhur në një nga strehimoret për të shpëtuar nnga raketat një metro në Kiev, kanë nisur këngën.

Ky sulm ishte një hakmarrje e Putin për shpërthimin në urën e Krimesë. Kreu i Kremlinit e quajti atë një “akt terrorist” të organizuar nga shërbimet e posaçme të Ukrainës.

Vetëm në Kiev numërohen 9 viktima. Kryebashkiaku Vitali Klitschko tha se shpërthime u raportuan në lagjen Shevchenko të qytetit. Kjo është një zonë e madhe në qendër të Kievit që përfshin qytetin e vjetër historik si dhe disa zyra qeveritare.

Rusia shënjestroi zonat civile si dhe infrastrukturën energjetike. Gazetarët e agjencisë së lajmeve AP në qytetin Dnipro, panë trupa të shumë njerëzve të vrarë në një zonë industriale në periferi të qytetit.

Mediat ukrainase raportuan gjithashtu për shpërthime në një numër zonash tjera përfshirë, Lvivin që është një strehë për shumë njerëz që ikin nga luftimet në lindje, si dhe në Kharkiv, Ternopil, Khmelnytskyi, Zhytomyr dhe Kropyvnytskyi.

Ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba shkroi se “taktika e vetme e Putinit është terrori mbi qytetet paqësore të Ukrainës, por ai nuk do ta shkatërrojë Ukrainën. Kjo është gjithashtu përgjigja e tij ndaj të gjithë atyre që duan të flasin me të për paqen: Putin është një terrorist që flet me raketa”, shkroi ai. ©LAPSI.al



15 Comments

  1. Po mite e kane, me kenge ne goje ne boten tjeter

    Po ca jane keto varikarizma

    Vendi u shkaterrua, me mijra te vdekur, me miliona rrugeve te europes, dhe keta ja marrin kenges per kokerr te qejfit.

        1. SA ME JEN ME QESH.EDHE EVROPA EDHE KTO BYTHQIRET TONE NXORREN KENGTARET TU KNU RRUGEVE KUR HODHEN BAKTERIEN E KOVIDIT PO SOT JON TU SHKU PER LESH BUBI

  2. Merjani pak ip ketij pederasti rus. Qe shkruan disa mesazhe. E kerkon te duket sikur jan shume perkrahes te rusis.
    Mos u mundo kot, e urrejm ate vend, se vetem te keqija na ka siell.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *