• |
ide | kryesore

Automatik me silenciator dhe dylbi të montuar, arrestohen dy persona

-Instant, Lajme, Të fundit
polici, Elbasan, arrest, arrestohet



Arian Popa dhe Herolind Sadikaj janë arrestuar nga policia e Shkodrës. Ata janë kapur duke qarkulluar me armë zjarri në makinë. Njëri prej të arrestuarve, 38-vjeçari Popa ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Vallas” të finalizuar në qershor të këtij viti. ‘Operacioni “Vallas” u zhvillua në muajin qershor të këtij viti. Ai u finalizua me sekuestrimin e 246 kg kanabis, arrestimin e 6 shtetasve dhe shpalljen në kërkim të 8 bashkëpunëtorëve.

“Shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi drejtuesit të një automjeti tip “Volkswagen”. Gjatë kontrollit të automjetit ne drejtues shtetasin A. P. dhe pasagjer shtetasin H. S., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, me silenciator, dylbi të montuar dhe me krehër me 21 fishekë.

Në përfundim të veprimeve, u ndalua shtetasi A. P., 38 vjeç, banues në Shirokë, Shkodër, i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin e datës 19.06.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ai është dënuar për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë pasagjeri në automjetin që drejtonte 38-vjeçari, shtetasi H. S., 21 vjeç, banues në Gjakovë, Kosovë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

Vijon puna për kapjen e personave të tjerë që janë shpallur në kërkim në kaudër të operacionit “Vallas”.’- njofton policia



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *