• |
ide | kryesore

Andi Bushati: Përgjigjja ime për shitsin e fiqve dhe lejedhënësin e kullave

-Instant, Arkiva, Të fundit
erion veliaj replike



Dje postova një status dy radhësh në Facebook pasi pashë një fenomen të përsëritur shpesh deri në neveri. Televizionet që si me komandë ndërpresin programet e tyre sa herë që Erion Veliaj bën edhe levizjen më të parëndësishme, që duhet të jetë puna e rëndomtë e administratorit të një qyteti. I bindur se kjo nuk është as gazetari, as kujdes për të informuar publikun dhe duke ditur se pikërisht për fenomene si ky “Reporterët pa kufij” e kanë zbritur me 20 vende Shqipërinë në klasifikimin e lirisë së mediave, pasi vënë re se politikat editoriale ndikohen nga ata që japin punë publike dhe leje ndërtimi, shkruajta për këtë.

Sot pashë me çudi një batare sulmesh e fyeriesh nga Erion Veliaj, që si gjithmonë ua kishte nisur me tekst të gatshëm mediave që komandon. 

Për të justifikuar uzurpimin që i ka bërë ekraneve me ato 7 minuta bredhje nëpër koridoret e konvikteve të rikonstruktuara të mjeksisë, që në çdo vend të demokratik nuk do të zinin asnjë sekondë kronikë, ai sot ka thënë gjera që as i përmendi dje…Pra se studentëve do tu jepen abonetë falas dhe se bashkia do tu paguajë gjysmën e tarifës. Po s’ka problem ndoshta këto i kishte ruajtur për të uzurpuar kohë tjetër televizive sot.

Megjithëatë, vemendjen nuk ma tërhoqi manipulimi meskin i zakonshëm, por pjesa ku ishte marrë personalisht me mua…

“Është mërzitur Andi [Bushati] sepse Andi nuk e njeh tollonin, nuk ka shitur as fiq, por Andi nuk ka bërë as miq. Andi dhe gjithë Andët e tjerë, që janë analistë sot, nuk e dinë se çfarë do të thotë të rrish tek radha e qumështit, se kur të mban Enveri në prehër s’e kupton këtë. Andi nuk e di se çdo të thotë tollon, nuk e di se çdo të thotë buka me riskë, nuk di se çfarë do të thotë mishi me gramaturë. Andit nuk duhet t’i pritet biseda sepse ai po flet për çështje globale, ndërkohë që ne na interesojnë çunat e Pukës, Fushë Arrëzit, Shkodrës, Malësisë së Madhe, Tropojës, Maqellarës, Peshkopisë, Pukës, Kukësit, Këlcyrës, Përmetit. Kjo është diferenca e madhe. Nëse janë kaq të mirë [analistët] dhe dinë të bëjnë ndonjë punë, ja ku janë zgjedhjet! Të vijë Andi [Bushati], qoftë në prehrin e Enverit, qoftë në prehrin e Saliut, të kandidojë nëse dinë të bëjnë ndonjë punë. Sa herë që shikoni një nga këta Andët nga prehri i Enverit, që flet për qeverinë, që i bën kritika Edi Ramës, që nuk do konviktet, nuk do abonetë falas, nuk do 50% të pagesës së kostos së konviktit, që nuk do të shohë shkollat e reja, pyetja që duhet t’i bëjë secili vetes është: “Çfarë ka bërë ky për vendin?” Se është shumë kollaj të thuash vendi nuk ka mjaftueshëm pemë, edhe pse kemi mbjellë 900.000 mijë, por pyetja është: Kur e ka mbjellë ky pemën e vet të fundit? Kur e shërbeu pjatën e fundit të supës në një qendër sociale?”…

Besoj se ky përrua psikik e do një përgjigje, jo për logjikën e çartur të atij që e ka hartuar, por sepse autorin e tij rrezikojme ta kemi me shumë gjasë edhe për katër vite në drejtimin e kryeqytetit…

Ç’ka bërë ai për vendin, ç’farë quan ai punë që të transmetojë kronika sikur po shpërndan supë për të varfrit, në të njëjtën ditë që gjendet përtej Atlantikut?

Ç’ka bërë ai për vendin, ç’farë quan ai punë, të retushojë foto ku shfaqet duke mbjellë pemë duke fshirë në sfond kullat e larta? 

Ç’ka bërë ai për vendin, ç’farë quan ai punë, që të gënjeje zgjedhësit me slloganin “zero ndërtime” dhe ta shndërrojë Tiranën në parajsën e lejeve, 60% të të cilave ndërtohen me para të pista?

Ç’ka bërë ai për vendin, ç’farë quan ai punë që të fshijë me prokurorët e partisë gjurmët e gjakut të Ardit Gjoklajt?

Ç’ka bërë ai për vendin, ç’farë quan ai punë, që të firmosë dokumente si ky poshtë që i hapën rrugë inceneratorit të Tiranës, dhe që në ç’do vend normal do ta kishin shpënë në dyert e burgut?

Image

Lista e këtyre “punëve” për vendin mund të qe e pafundme por edhe këto janë mjaft për ta karakterizuar “zdromsin” që vazhdon të përsërisë fabulën e fiqve dhe dasmës së bërë me kursimet e mamasë.

E sa për atë, se në prehërin e kujt ulemi, duke e zhveshur këtë shprehje nga çdo konotacion seksual, për të cilat refuzoj ti paragjykoj njerzit, mua s’besoj se me ka ndodhur, as ne prehërin e Enverit, as në atë të Saliut të më çojë si legen diktatori i ri, për të kapur lopën e fshatarit apo për të lyer murin e shkallës të bërë pis…

E megjithëatë, përtej këtyre replikave me batuta hidh e prit, problemi i madh mbetet po i njëjti: overdoza e sponsorizuar dhe antidemokratike e Erion Veliajt në ekranet tona. Kontrollin që ka bashkia e tij mbi mediat ku shpërndan shkrime me të njëjtin tekst, të njëjtën foto dhe të njëjtin titull. Lavazhi i trurit që mëtohet ti bëhet qytetarëve duke përdorur pushtetin e lejeve të ndërtimit dhe parave të pista që i lartësojnë ato.

Kjo është pika për të cilën ia vlen të debatohet, ky është në radhë të parë debati real që rëndon mbi ndërgjegjjen e njollosur të shumë prej mediave tona. Dhe ai nuk mund të fshihet duke krijuar konfikte shterpë me fiq, tollona, radhë qumshti, Enver, Sali, apo Edi qoftë.

©Lapsi.al

 

 

 

 

 

 

 


27 Comments

  1. Lodhesh kot me pergjigje Bushat.
    Ky monster meriton vetem dinamitin.
    Dhe ne nje vend te trupit qe s’po e them!

    1. Interesant perroi psiqik:
      “shitur fiq”, “miq”, “prehër”, “çështje globale”, “ne na interesojnë çunat”, “punë”, “kritika Edi Ramës”, “abonetë falas”, “Çfarë ka bërë ky për vendin?”, “mbjellë ky pemën”, “qenër sociale”.

      Kupton shume nga kjo gjallese

    2. Shih, shih, edhe Namuti komunist e shkuar komunistit.
      U çuan të gjithë komunistët po mbrojnë nipin e Hysni Kapos, shokut të ngushtë të Enver Hoxhës….
      Hysni Kapo kishte mjek personal komunistin Sali Berisha, i cili i ka bërë vizita Andit kur ky ishte fëmijë dhe mbushte brekët se e kishte zënë bizga.
      E mor Namut ju thashë edhe ty edhe Gëlbazës, që kur nuk po ju jepnin më byrekë me gjizë të prishur vjet në prill. Varni veten me zorrë qeni….! Nuk e varët.
      Na tani. Patronazhistët vazhdojnë të hanë sufllaqe dhe do të hanë deri në vitin 2033.
      E po mbase deri atëherë nuk do duroni dot. Do ta keni vrarë veten…

    3. Andi eshte objektiv me teper se objektiv ne kte realitet te felliqur ,….por per andin do behej mire ti bente dhe nje recension bemave te gjyshit te tije i cili ka qene personi numer dy i diktatorit dhe diktatures , sepse morali nuk ka lindur pas viteve 90,….

  2. pse lodhesh kot Z Bushat
    keta kelyshet e sorros homoseksualit jan njerez pa nderggjegje
    eshte humbje kohe te merresh

  3. Ka ardh dita e maskarenjve, ky plehre e ndyre duhej terhequr zvaree nga zyra dhe nga tirona. Ky pusht bythqire qe mbyti tiranen ne hekur e beton duhet zgerlaq si fik i krimbur.

  4. Epo si vete kjo pune !!!! Lejfen kurva ben moral , a thua se kjo kurve e rrace kurvash ka vuajtur dikur nga diktatura , dje nga ecejaket neper ameriken latine dhe ndersa sot po heq te zinjt e ullirit nga perpjekjet e medhaja per hallet e popullit . Ti vetem e ke genjyer dhe vjedhur kete popull o lejfen karakurva siçnuk ja ka bere njeri me pare . Ti vetem e ke demtuar kete komb me firmat dhe kriminelet e tuo kelysh iranian . Ti je fatkeqesi per kete komb o legen . Ti je shume me i keq sesa palloshi o funderrine . Kush te voton ty voton kundra shqiperise , sa me pare te largohesh ti dhe palloshi aq me mire do jene te gjithe shqiptaret . Ju jeni fatkeqesi e madhe per kete komb , ju jeni kangrena qe opo e ha çdo dite kete vend .

  5. NJE GJE DUHET TE DINI , 2 METROSHI ESHTE I LIGE SA TE DUASH POR LALDHJERESI I BASHKISE ESHTE KULMI I LIGESISE . PALLOSHIN ME PAK KRIP E UTHULL EDHE SHTYHET NDERSA KETIJ FYTYRGOMES NUK KA LENG QE TA KAPERDIJE . LALDHJERESI ESHTE ME I LIG SE VETE LIGESIA .

  6. Ptuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu ………………..
    ky plehu i bashkise qe po vjedh çdo ore e çdo minute popullin e tij ngrihet e na bene moral
    kush voton kete pleh ne zgjedhjet vendore thjesht po veret tiranen dhe shqiperine , tiransit dhe shqiptaret .
    Ky eshte mallkim i shqiptareve dhe tiranseve . Votojeni kundra per te treguar se ne jemi popull me dinjitet

  7. Qendro si deri me sot Andi Bushati, se sherbimi me i madh per Shqiperine eshte te thuash te verteten per bashkekombasit e tu edhe pse kjo ne “demokracine mavi” ka kosto jo te vogel.

    Historite e “punet” e Veliajt jane si ajo historia e Griseldes, ku ne media deklaroi pa u skuqur dhe pa turp se ” i hapen barkun, i hoqen femijen dhe e flaken”. Te nesermen doli me tjeter genjeshter dhe keshtu “punon”…

    Turp per mediat qe shiten e blihen, duke harruar se do te jene edhe pas Veliajt….

  8. Po te ishte Lali ne US, aty ku ka bere shkollen (se e la pergjysem!) do e kish hedhur ne gjuq ky zoteria per fyerje dhe shpifje!! Po Shqiperia s’ka gjykata… Kshu qe Lali qe ha buken e Sorrosit dhe Ben davane e Erdoganit, nuk eshte me i zgjuar… E tha mire Kim qe Shqiperia duhet te zgjedhje nga duhet te shkojne, drejt perendimit apo lindjes.. Se drejtohet njesoj si Putini me klientelizem dhe gjobvenie…

  9. Ne vend qe te ishte ne burg si i turperuar mga bjedhjet dhe bashkepunimi me krimin dhe mafien na e japin neper televizione si çlirimtar . Ku perfundove oj e mjera shqiperi , asnje nuk e kishte menduar se mund te vinin kohe te tilla .

  10. Bravo Bushat por ke humbur kohen kot se nuk do tja dije haleja nga pordhet. Ky kopi ambasades iranianeqe nuk e permend te jatin asnjehere eshte si puna mutit qe po e shkele mban ere pra si ben pershtypje. Ke harruar ti permendesh dhe arrixhiun qe e gjeti ne rruge te “semure” dhe coi ne krahe ne spital dhe qe na mallengjeu. E ke kot te merresh me sorrosistet qe e kane kthyer hipokrizine dhe mashtrimin ne sistem dhe normalitet. E vetnmja menyre eshte ti shtypesh si morrat perndryshe jane fare e keqe qe vetem shumohet

  11. o aNDiiiii , jo se erjonka osht gjallese interesante po ,
    nese vecse me dhon mend ne tv tash 30 vite ,
    ke bo edhe noj pune tjeter , mos me thuj se je
    gazetar se gazetar i thote vetes edhe QiMi pEKaj ???!!!!!

  12. E çuditshme por po te besh nje analize del se eshte tendence:
    Ata qe I bien bythes dhe e marrin ne bythe, pra bythqirat ne kuptimin fizik te fjales, genjejne ne menyre te habitshme ore e çast dhe nuk e kane problem hiç.
    Ky homua I Ures Vajgurore ,kryetari i bashkise se Tiranes, as nuk skuqet dhe as nuk zverdhet. Ka nje lekure jashtezakonisht te trashe per te ndjere minimalisht pak turp
    I eshte trashur lekura qe i vogel kur kercente mbi tavolinat e soroisteve ,veshur me tanga lekure dhe sutjena, me ca vesh lepurushi ne koke.

  13. O Bushat si thua, i zgjidhim gjerat ne menyren time. Me fut nje te qire a nje gojore se une vetem kshu gjerash di. Faleminderit per respektin. Erion Veliaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *