• |
ide | kryesore

Aksidenti tragjik në Itali/ Vajza 1 vjeçe e shqiptarit mbijeton

-Instant, Lajme, Të fundit
itali



Tragjik ka rezultuar fati i një të riu shqiptar, i cili ka humbur jetën në një aksident rrugor në Itali. Bëhet fjalë për 23-vjeçarin Edi Berisha, i cili humbi jetën dje orës 13.30 në Nuvolerë në Itali. Mësohet se i riu ishte në makinën ‘Renault Clio’, bashkë me vajzën e tij 1 vjeçe.

Mediat e huaja raportojnë se shqiptari ka ecur në korsinë e kundërt teksa udhëtonte drejt Salos, kur është përplasur me një kamion. Berisha ndërroi jetë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa vajza e tij ka arritur të shpëtojë. Ndërkohë, drejtuesi i kamionit, një 52-vjeçar ka marrë lëndime jo serioze për jetën.

Djali ishte me origjinë nga Shqipëria, por prej disa kohësh ishte në shtëpi në Gavardo. Më pak se një muaj më parë ai kishte mbushur 23 vjeç, duke festuar si gjithmonë me Martinën, partneren e tij të dashur që punon në një dyqan në qytet. Në Val Sabbia ai njihej për lojën e futbollit në disa ekipe amatore dhe për kryerjen e punëve të truprojës në të kaluarën.

Lexo më tej: 23-vjeçari shqiptar humb jetën në një aksident tragjik në Itali 

Lexo më tej: Analiza/ Përseja e kryqëzatës së Ramës në favor të Thaçit 

Lexo më tej: Argumentat e Berishës se përse Rama dështoi në Strasburg 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *