• |
ide | kryesore

Meta zbulon nëse synon vendin e kreut të bashkisë së Tiranës

Arkiva
meta kryetar bashkie së Tiranës



Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për herë të parë për mundësinë e kandidimit të tij për kryetar të Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet e ardhshme vendore.

Sipas Metës, nëse votohet për kryetar bashkie, do të detyrohet të qëndrojë 4 vjet në këtë detyrë, për të cilën u shpreh se nuk e ka si synim politik.

“Unë nuk jam një kandidat. Nëse do të votohem do jem i detyruar të jem 4 vjet kryetar bashkie. Është jashtë qëllimeve të mia politike. Pavarësisht se po të isha në kushte të tjera, mund ta kisha pranuar. Është e kaluar.

Të gjitha ato shërbime që unë i kam bërë Tiranës kur isha kryeministër, e ka të vështirë t’i bëjë një kryetar bashkie. Parkun “Rinia” e ke me vendim. Është marrë në maj dhe është thënë që do dalë bari në filan datë. Marrim rastin e parkut të lodrave të ETC-ja. E kam bërë unë. Mora dhe zotërinë aty dhe bëri foto.

Unë nëse marr një detyrë, e çoj deri në fund. U bëra President, në 25 korrik përfundoi misioni im. Mund të kisha ikur më herët, por kisha bërë një betim. Roli im kryesor është gardian i referendumit. Atë se çfarë bëhem unë, atë e vendosin qytetarët shqiptarë. Nuk e përçmoj votën e tyre” – tha Meta. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *