• |
ide | kryesore

Familja e George Floyd padit Kanye West për deklaratat e tij

-Instant, Paparazzi, Slider



Familja e George Floyd ka zbuluar se do të padisë Kanye West për komentet e rreme që ai bëri për ndarjen nga jeta të Floyd.

Roxie Washington, nëna e vajzës së vetme të Floyd, Gianna, synon të padisë Wes dhe  partnerët e tij të biznesit për ngacmim, shpifje dhe shkaktim të shqetësimit emocional. Familja kërkon 250 milionë dollarë dëmshpërblim.

Gjatë podcast-it,Drink Champs,West deklaroi se Floyd vdiq nga fentanil. “Unë pashë dokumentarin e George Floyd. Ata e goditën me fentanil. Nëse shikoni, gjuri i policit nuk ishte  në qafën e tij, “tha West.

Ndërsa Floyd kishte një sasi të vogël të fentanilit në sistemin e tij,  ekspertët mjekësorë arritën në përfundimin se ai ndërroi jetë nga mungesa e oksigjenit e shkaktuar nga ish-oficeri i policisë Derek Chauvin. “Interesat e fëmijës janë prioritet. Vajza e George Floyd po ritraumatizohet nga komentet e Kanye  West. Ai po krijon një mjedis të pasigurt për të”, u shpreh Nuru Witherspoon, një avokat që përfaqëson familjen Floyd.

Gjatë paraqitjes së tij  në Drink Champs, West  bëri gjithashtu  komente nënçmuese për popullin hebre. Ai ofendoi Kim Kardashian,Pete Davidson, Puff Daddy dhe John Legend, të cilët kanë folur kundër sjelljes së tij./Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2022/10/13/te-gjithe-kundra-kanye-west/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *