• |
ide | kryesore

Anne Hathaway flet për kritikat rreth rolit në “Les Miserables”

-Instant, Paparazzi, Slider



Në vitin 2013, Anne Hathaway u përball me kritika në internet pasi fitoi Oscarin për aktoren më të mirë dytësore në “Les Misérables”.

Lajmi nuk u prit mirë dhe njerëzit filluan një trend “Hathahat” ku shprehnin mospëlqimin e tyre për aktoren.Së fundmi Hathaway iu drejtua kohës që ndodhi gjatë fjalimit të saj në eventin e ELLE-s, Women in Hollywood, më 17 tetor.

“Dhjetë vjet më parë, m’u dha një mundësi për të parë gjuhën e urrejtjes nga një këndvështrim i ri,” tha ajo. “Ishte një gjuhë që e kisha përdorur gjithashtu me veten që kur isha 7 vjeç. Por, kur ndodhi ajo që ndodhi, kuptova se nuk kisha dëshirë të kisha asnjë lidhje me këtë linjë energjie. Në asnjë nivel. Nuk do të krijoja art me mllef. Nuk do të leja vend për të”, vazhdoi Anne Hathaway. “Për këdo. Përfshirë veten time…Urrejtja më duket e kundërta e jetës. Ajo  pranoi se urrejtja është një sjellje e mësuar në kulturë që çon në toksicitet ,por ajo mund të mos mësohet dhe të ndryshohet.

“Sepse ka një ndryshim midis ekzistencës dhe sjelljes. Ju mund të gjykoni sjelljen.  Por ju nuk keni të drejtë të gjykoni  dhe veçanërisht të urreni dikë thjesht pse ekziston. Dhe nëse e bën, nuk je aty ku duhet,” përfundoi aktorja./Lapsi.al

Marrë nga: Fox News



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *