• |
ide | kryesore

Në kërkim për trafik dr0ge, arrestohen në Greqi dy shqiptarët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
kakavijë, rrëmbeu, kërkim, sekuestrohen, Greqi



Dy shqiptarë të shpallur në kërkim për trafik dr0ge dhe vepra të tjera të paligjshme janë kapur në Greqi ditën e sotme.

Raportohet se pala greke ka kapur në pikën kufitare të Kakavijës njërin prej shqiptarëve. Ai rezulton me urdhër arresti nga Prokoria e Ileas për çështje droge dhe armësh.

Ndërkohë shtetasi tjetër i kapur në Selanik është një 44-vjeçar. Ky i fundit është i shpallur në kërkim për dy dënime me total prej 18 vitesh dhe 20 mijë euro gjobë. Dënimet janë për drogë dhe krime të tjera.

Raportohet se në momentin e arrestimit atij i është gjetur edhe një sasi droge ende e pacaktuar.

Arrestimet nuk lidhen njëra me tjetrën. Të dy shqiptarët kanë pasur çështje në vete. Ndërsa vitet kalojnë, vazhdon problemi i shqiptarëve që arrestohen për përfshirje në aktivitete kriminale në vendet e huaja. Vetëm ditën e sotme një media spanjolle njoftoi se ishte vënë një shqiptar në pranga në Spanjë. Ai ruante një plantacion kanabisi brenda një banese. Edhe nga Britania e Madhe fluksi i shqiptarëve të përfshirë në trafik droge nuk është zbehur.

Lexo më tej: Spanjë/ Banesa si plantacion, arrestohet shqiptari 

Lexo më tej: Greqi, pothuajse 15% e furrave gati për mbyllje, shkak çmimi i lartë i energjisë elektrike 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *