• |
ide | kryesore

Rishi Sunak merr nesër detyrën si kryeministër i Britanisë te mbreti Charles

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Rishi Sunak do të marrë nesër zyrtarisht postin e kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas BBC, Sunak do të ketë një takim me mbretin Charles në mëngjes, ndërsa më pas do të bëhet zyrtarizimi.

“Sapo morëm konfirmimin nga zyra e shtypit e kryeministrit se Rishi Sunak do të bëhet zyrtarisht kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar nesër në mëngjes pas takimit me mbretin Charles” – shkruan BBC.

Fillimisht, kryeministrja në largim, Liz Truss do të mbajë një konferencë për mediat në orën 10:15 ku më pas do shkojë në Buckingham Palace për të dhënë dorëheqjen zyrtare tek mbreti Charles.

Më pas do të vijë Sunak i cili do të marrë zyrtarisht detyrën e kryeministrit, teksa më pas do të mbajë fjalën e tij në Downing Street 10.



3 Comments

  1. Ishalla e be industan angline, tja hapi dyert nja 50 milion nga delhi e mumbai e ti shfrytezoje mire.

    Popull racist

  2. Dekada me pare gjyshi i Cherles ishte sundimtari i Indise te cilen e ktheu ne koloni dhe e shfrytezoi sot nje indian betohet si kryeminister dhe nuk thone kot bota eshte me rrota

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *