• |
ide | kryesore

Sulm në një tjetër shkollë në SHBA, 3 viktima dhe 6 të plagosur

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
shkollë



Një person hapi zjarr në një shkollë të mesme në St. Louis të Teksasit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga të shtënat 2 persona kanë humbur jetën ndërsa 6 të tjerë janë plagosur.

Edhe autori, një 20-vjeçar u eliminua nga policia. Ngjarja ndodhi rreth orës 9.10 të mëngjesit. Viktimat janë një grua dhe një adoleshente.

Shkolla frekuentohet nga të paktën 380 nxënës. Stafi i sigurisë nuk dha detaje se si i dyshuari hyri në ndërtesë. Kjo ngjarje vjen në vazhdën e disa të ngjashmeve në SHBA.

Më vdekjeprurësja është ajo e muajit maj kur një person i armatosur vrau 19 fëmijë dhe 2 të rritur në Uvalde, po në Teksas. Policia u akuzua se priti 1 orë përpara se të ndërhynte. Autori i ngjarjes hyri në shkollë nga një derë e hapur. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *