• |
ide | kryesore

Aventura e lirimit të Aldo Bares/ Gjykata e Lartë shtyn shqyrtimin e çështjes

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Aldo -Bare.jpg



Gjykata e Lartë e ka shtyrë shqyrtimin e çështjes ndaj Aldo Bares. Vendimi ka ardhur pasi gjyqtarët Sandër Simoni dhe Sokol Binaj kanë hequr dorë nga shqyrtimi i çështjes të Bares.

Më 17 shtator Gjykata e Lartë vendosi të marrë në shqyrtim dosjen penale ndaj Aldo Bares.

Ish-kreu i bandës famëkeqe të Lushnjës prej vitesh po vuan dënimin me burg përjetë në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.

Ai ka ankimuar vendimin dhe kërkon t’i shpëtojë dënimit maksimal ndaj tij.

aldo-bare_0.jpg

Në vitin 2017 Kushtetuesja vendosi ta prishë vendimin e gjykatës së Lartë për Aldo Baren dhe ta kthejë çështjen për rigjykim. Vendimi erdhi pasi Gjykata gjeti shkelje të rënda procedurale. Ajo konkludoi se të pandehurit nuk i është garantuar një proces i rregullt ligjor.

Për shkak se për disa vite gjykata e Lartë doli jashtë funksionit, pasi mbeti pa gjyqtare, dosja mbeti në sirtarë.

Aldo Bare është një ndër emrat me të njohur të krimit. Ai është dënuar për krime të rënda të kryera në kuadër të bandës që krijoi dhe drejtoi për vite me radhë. Bandë që terrorizoi Lushnjen. ©Lapsi.al

Lexo më tej: Detaje nga vrasja e “ushtarit” të Aldo Bares/ U rrëmbye dhe u ekzekutua në Lushnjë, trupi i pajetë u hodh pranë lumit në Peqin 

Lexo më tej: I sekuestrohen pasuritë, kush është “Juli i Pashakos”, rivali i Aldo Bares 



1 Comment

  1. Aldo BAre nuk terrorizoi Lushnjen por e mbrojti ate nga kriminelet, pune tjeter qe kerkoni tja faturoni atij cdo gje. BPara bandave qe jane sot ne qarkullim ajo e Lushnjes duket lule

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *