• |
ide | kryesore

Sunak mban fjalimin e parë si kryeministër: Puna fillon me ndreqjen e gabimeve

-Instant, Lajme, Planet
rishi



Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe Rishi Sunak ka mbajtur fjalimin e tij të parë si kreu i ekzekutivit jashtë Downing Street. Ai e ka filluar fjalën e tij duke pranuar se situata ekonomike në Mbretërinë e Bashkuar është kritike. Sunak shtoi se gjatë qeverisjes së shkurtër të Truss janë bërë gabime, ndërsa lavdëroi figurën e ish-kryeministrit Johnson.

“Nuk lindën nga vullneti apo qëllimet e këqija, përkundrazi. Megjithatë gabime janë bërë. Unë jam këtu për t’i ndrequr.”, tha Sunak.

Në vazhdim kryqeveritari britanik tha se do të punonte natë e ditë për të fituar besimin e popullit të vetë. Ai ka premtuar një sistem më të mirë shëndetësor, më shumë siguri, shtim të kontrollit në kufij dhe respektim i mjedisit.



1 Comment

  1. Truss nuk pati kohe as per sukses e as per gabime, por me lavdet per Boris Johnson, Kryeministri i ri i Britanise se Madhe, Rishi Sunak, po na frikeson, duke u veteshpallur vazhdues i politikes se tij…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *