• |
ide | kryesore

Dështimi i ndërkombëtarëve të Tiranës

-Instant, 1, Ide
andi bushati



Ndërkombëtarët në Tiranë kanë filluar të korrin frytet e hidhura të asaj që kanë mbjellë për një kohë të gjatë me mbështetjen e Edi Ramës. Diplomatët e vendosur këtu po rudhin gjithnjë e më tepër buzët me qëndrimet e kryeministrit për ndërhyrjet e tyre në institucionet e drejtësisë së re. Ata kanë ngërç për t’u raportuar shefave të tyre, se si qeveria shqiptare nuk po i përfill paralajmërimet e shtuara të Brukselit, Berlinit, Parisit dhe Londrës, për të mos mos bërë një amnisti fiskale dhe penale për paratë e pista. Ata po vërejnë me dhimbje se si njerëz që deri dje i përkrahnin, si ish drejtori i policisë, apo kreu i SHISH, po spastrohen nga administrata e vendit.

Lexo me tej:

Intervista/ Eskobar tenton shërimin e marrëdhënies Rama-Kim

Publikisht, sëpaku në këto 3 pika, sfida e kryeministrit shqiptar ka qenë e hapur dhe arrogante. Ndonëse në formë ai ka të drejtë, pasi reforma në drejtësi nuk u bë që ambasadorët të qëndrojnë pas dere sa herë gjykatat marrin një vendim; ndonëse parimisht ai nuk gabon kur ua përplas në sy me guximin e një sovranisti, se paratë e krimit shqiptar nuk kanë pse i gëzojnë britanikët përpara hasianëve, sërish, në këto qëndrime, ka një devijim nga shinat e mëparshme.

Tani ka ardhur koha që edhe burokratët e vegjël që merren me punët e Shqipërisë të kuptojnë se janë në zanafillë të këtij ndryshimi kursi. Sepse me qëndrimet e tyre për një kohë të gjatë, me mbështetjen pa kusht që i kanë dhënë, ata e kanë transformuar yes-manin e dikurshëm në një njeri të aftë për t’u rebeluar.

Për një kohë të gjatë diplomatët e Tiranës dhe shefat e tyre në qendër kanë vazhduar ta konsiderojnë një histori suksesi reformën në drejtësi, që pushteti po e kapte, përditë nga pak, deri sa e solli në pikën që qytetarët nuk besojnë më tek kjo fabul e dalë boje.

Sondazhi surprizues/Shqiptarët e kanë humbur besimin tek reforma në drejtësi

Ata kanë mbyllur sytë përballë degradimit të shpejtë të demokracisë, blerjes së mediave, korruptimit të shoqërisë civile dhe tkurrjes së parreshtur të lirive.

Ata i kanë quajtur normale, si zgjedhjet lokale moniste, po ashtu edhe parlamentin ku një shportë karavidhesh luanin rolin e opozitarëve fallco.

Ata, në rastin më të mirë janë treguar indiferentë dhe në atë më të keq kanë përshëndetur “fitoren historike” për zgjedhjet e blera me paratë e drogës dhe të dhunuara me banda si ato të Elbasanit.

Ata kanë dëshmuar zell në goditjen sistematike të çdo opozitari, që kur i etiketuan liderët e PD-së dhe LSI-së si njerëz që punonin kundër interesit të popullit të tyre e deri tek manovra e ndyrë dhe përçarëse e “non gratas”. 

Pra, në këto 9 vite qeverisje, ata kanë toleruar asgjesimin e të gjitha kundër pushteteve dhe dobësimin e skajshëm të opozitës duke ndihmuar me duart e tyre formëzimin e një autokrati të pakontrollueshëm. 

Video/ “Përplasja” Rama-Kim, dueti i reformës së vdekur të drejtësisë

Sot Edi Rama nuk i trembet më as ndëshkimit ligjor, nga një drejtësi që e ka vënë nën këmbë, as atij politik, nga një opozitë e telendisur dhe e përçarë. Partnerët tanë për herë të parë në këto tre dekada kanë lëshuar levën që gjithmonë e kanë pasur në duar, mundësinë për të ushtruar presion mbi një lider që u devijon nga shinat. Duke miratuar ose pranuar në heshtje rafshimin gjithçkaje përreth Edi Ramës, ata kanë përgatitur ditën kur ai do t’i sfidonte publikisht dhe në mënyrë moskokëçarëse.

Si rezultat i kësaj trajektoreje u prodhua grisja e marrëveshjes së 5 qershorit, të cilës i afishuan fytyrat ambasadorja amerikane, homologu i saj anglez dhe ai i BE, për të ndryshuar më pas, në mënyrë të njëanëshme rregullat e zhvillimit të lojës zgjedhore. Si pasojë e kësaj është mendësia shpërfillëse se raportet e Departamentit të Shtetit janë kotësira që riprodhohen me “copy paste”, vit pas viti, apo denduria e kritikave ndaj një BE-je jo funksionale dhe busullhumbur.

Amnistia fiskale/ Tërheqje apo përplasje me ndërkombëtarët

Prandaj, tani, diplomatët perendimorë po shohin me habi, se si njeriu që dikur u thoshte se ua ka firmosur letrën e bardhë për të reformuar drejtësinë shqiptare, tani u tregon kufirin e mos përzieries në të. Prandaj ata po ndihen të sfiduar, kur e shohin se apelet për të mos e shndërruar Shqipërinë në një lavatriçe të parave të krimit, bien në vesh të shurdhër.

Ata i kanë krijuar kushtet që kjo të ndodhte një ditë. E ndonëse kurrësesi shqiptarët nuk mund të shfajësohen duke ua lënë fajin ndërkombëtarëve për regjimin që është instaluar në Tiranë, as këta të fundit, nuk mund të bëjnë sikur u gdhinë një ditë papritur dhe u ndeshën përballë me një autokrat. 

©Lapsi.al



49 Comments

    1. Per cfare nderkombetaresh e ke fjalen?! Keta jane thjeshte langaraqe, hajdute, te korruptuar, vegla te korruptuesit nderkombetar Soros. I vetmi dallim i tyre nga funderinat e Bandes se Rivdekjes, eshte se ata nuk flasin shqip. P.sh. ku ndryshon Padrino Escobar nga Ilir Beqja apo Kimi nga Mrika Kodheli? Mumja qe ecen, fantastiko-shkencori Biden, vazhdon qe te t’ia japi doren hapesires boshe, dje pas nje konference per shtyp, para zyres se tij, humbi rrugen ne oborr dhe s’po gjente derren. Ne.GB “zgjedhin” emerojne kryeminister, kusheririn e Xim Kullufit ose gurune e gruas se Damian Gjiknurit, indune skllav, jevgjitin inferior, qe ka per”zot” lopen, qe urinen dhe bajgat e saj i ka te shenjta. Ky eshte nje amok global, jetojme ne nje cmenduri totale, mjerr per kedo me 2 pare mend e dinjitet, KAQ!

      1. Poshte fashizmi nderkombetare I pompuar me para Ruse te pista
        Rrofte demokracia nderkombetare pa rracizem,pa kufije dhe pa korrupsion

        1. O ANDO! E PARA PUNE NE I KEMI MBIVLERSU SHUM NDERKOMLESHAT. E DYTA KTO KSHU LLOJ RRUMPALLE BOJN KUDO KU KAN SHKEL. PO I PLAS BYTHA KTYNE CA VUJN SHQIPTARET GA POLITIKANET E VET.

      2. Po na ben komente POPULLI per ambasadoret, presidentet, kryeministrin e Anglise. Idiotet jane gjithmone te lumtur me komentet e tyre. U duket vetja te zgjuar, superior, largpames, frymezues. Por nuk e dine se jane idiote si puna e POPULLIT. Dhe ta shprehesh idiotesine ne gazeten Lapsi nuk eshte dicka e pazakonte. Lapsi eshte i mbushur me komentues idiote

    2. Bushati ende nuk e kupton. Ata qe ai i quan “nderkombetare” jane vecse disa rrogrtare periferik te shteteve qe u perkasin. Ata thjesht zbatojne ditektivat e shefave neper zyrat qendrore. Te cilet, per fat fe keq te shqiptareve, per here te dyte, e rizgjodhen Shqiperine e vogel per eksperimentet e tyre politike. Heren e pare e testuan ne 49-54 dhe qindra shqiptare u vrane nga vellezerit e tyre ne te ashtuquajturen lufte kunder “diversanteve”. As atehere dhe as sot ata nuk e quajne deshtim. Per ne shqiptaret eshte deshtim, humbje kohe, korrupsion ekstrem, shtetare mediokerr, krimi organizuar, droge dhe zhvatje pa fund. Por jo per syresh ne Washington apo Bruksel. Per ata sidomos deshtimi yne eshte sukses sepse mesojne me shume se deri ku shkon ligesia dhe e keqja. Si puna e minjve laboratorik. Kemi masen dhe peshen tipike te miut per luanin tone “nderkombetar”.

    3. Ore mo’s u lodh not thuji bushatit, fajin e ka saliu dhe pike.

      Ca shkruan kot see koti per ramen per nderkombetaret, ata jane rregull, rama ne pushtet ata valixhet plot. Saliu do tu prishe rehatine, edhe kete bushati nuk e kupton, fajin e ka saliu thuji se smbush fare bushati

    4. O Bushat, 3000 muxhahedine, apo anetare te MEK, apo cfare dreqin quhen, nuk u moren “falas”! Kjo pra ishte “monedha” e kembimit: sillni cfare te doni, me lini te bej cte dua! Me qendrimin qe mban Rama thjesht po iu rikujton atyre kushtet e “marreveshjes”!

  1. Ajo qe eshte gatuar nder vite nga palacot diplomatike euro-atlantike ne kurriz te nje populli qe po shuhet e qe e kane braktisur si ne 1945-46, kur e lane ne duart e vrasesve bolshevike

  2. Bushat te jane erresuar syte dhe mendja,kujdesu per hormonet andropauza nuk po te shkon mire,Gimin dhe disa te tjere ke bere per vete,keta shpellkare e kane nga halli,po ti shiko jeten personale

      1. Gjyshja e ktij dhe gjyshja e rames kan qen me shpi afer. Nuk kishte nevoje per shkolle se e mesonte gjyshja e rames…

  3. ARRESTOHET YMER GELBAZA KELLIRA: POLICIA E KAPI YMERIN DUKE JA FUTUR KARIN NE BYTH FRROK CUPIT AFER PALLATIT TE ARMINA MEVLANIT thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA DO TE PUBLIKOJ NHE DOSJE TE RE PER EDI RAMEN
    ALEXANDER VUCIC ESHTE BABA I ZAHOS DHE JO GREG KRISTAQ RAMA?

  4. Ambasadoret, drejtoret e tyre ne Minstrite e jashtme apo Dash jane fajtoret kryesore te degjenerimit te ketij palaco shteti.

    Jane keta qe mbeshten pa medyshje nje mafioz te vogel e qe tani ka bere aq dollar sa nuk pyet me per keta,

    Jane keta kur u gris marreveshja e 5 qershorit e tani ankohen perse Putini nuk i permbahet pakteve.

    Jane keta qe kur viheshin deputete e krybashkiake me ceshtje penale e bandite te rradhes heshten

    Nuk ka asnje faj Rama ,ju e kultivuat dhe e ujitet, tano korrni frytet tuaja.

    Problemi eshte se kane ikur 467.000 shqipetare ne tre vite dhe e shkaterruat kete vend.

    Jane keta qe jane armiqte e ketij vendi jo Putini

  5. Rama nuk i trembet me askujt se i ka njohur, ua di pikat e dobeta, madje edhe ndonje allishverish te atyre qe vijne e shkojne dhe e kane bere Shqiperine, sikurse me 1992,, Afrike e Bardhe.

    Kjo situate e ka trimeruar e i kthehet tani kujtdo qe i del perpara.

    Ky qendrim mbeshtetet edhe ne strategjine e ndjekur ndaj Shqiperise, ku here eksperimentohet, si Reforma ne Drejtesi, se ciles i jepen urdhera se ke te hetoje e arrestoje, here behet “penembajtese” apo perdoret.

    Eshte aq e turbullt kjo sjellje, saqe po i largohet aspiratave kombetare te shqiptareve qe po ikin cdo dite duke shpopulluar vendin.

    Ajo qe le nje shije te hidhur eshte “ndihma” e pakursyer me llotari amerikane emigrimi e kontrata apo viza pune per rinine ne Gjermani,duke e bere te pandalshme kete ikje biblike nga toka qe shqiptaret e ruajten nder shekuj.

  6. Bushat,

    Nuk na kane faj nderkombetaret nqs kemi nje opozite qorre e te cale, te kapur per fyti nga Sala e te tijte !

    Nje opozite qe me idiotesine e cave, e lojen e interesave te te tjereve (sidomos atyre qe e drejtojne), i kane lene hapesire pa fund pangopesise se Rames.

    Asnje faj nuk te kane te tjeret per gomarllekun e opozites e te cave si ty, qe me teza idiote si ajo e daljes nga parlamenti e zgjedhjet, mendonin te gjenin mbeshtetje ne popull e jashte.

    Sa per “vicklat” e Rames, do shohim c’do thuash kur t’ja fusin kembet ne nje kepuce – e te bejne ate qe do te duhej t’a kish bere opozita…

      1. Paemrit te 15:55

        Une do te vrapoja te anetaresohesha ne nje PD pa Sale, te lire, te hapur per cdo opozitar, te afte te shohe qe faji per gjendjen e saj eshte tek vetja e jo tek nderkombetaret.

        Nje Parti qe nuk arrin te vetekorrigjohet, e mbetet peng e interesave te atyre qe e drejtojne (qofshin keta dhe themelues), nuk mund te ngjalle shprese. Kur nuk zgjidh dot hallet e tua, nuk ka sesi te zgjidhesh ato te vendit. Me retorika komplotiste (fajin e kane ambasadoret, sorrosi), mund te eksitosh nje tufe militante-idiotesh, po nuk behesh shumice.

  7. YMER GELBAZA KELLIRA KUR KA PUBLIKOJ DOSJEN SE KRISTAQ RAMA JA PALLOJ GRUAN EDI RAMES DHE NE JETE E SOLLI GREG KRISTAQ RAMEN,NE AT KOHE YMERI JA MBANTE LLAPEN NE BYTH SALI BERISHES DHE PRANDAJ I MBAN GOJA ERE MUT FARE DHE NUK KA FEMER NE PLANET E CILA O OFROHET YMERIT SE QELBE FARE

  8. Asnje faj nuk kane ambasadoret apo te derguarit e selive te medha pse populli shqipetar nuk lufton
    per lirine por e do dhurate nga te tjeret. Ishin te tjeret qe na ndihmuan te shkeputeshim nga Turqia,
    ishin te tjeret qe ideuan dhe ndihmuan ne formimin e Shtetit te Pare te Shqiptareve ne 1912, ishin
    te tjere ata qe bene te themelohej e zeza e Shqiperise ne * Nentor 1941, ishin te tjere ata qe ideuan e
    nziten levizjen studentore dhe permbysjen e regjimit komunist , jane te tjere ata qe po e mbajne
    KM-ne ne pushtet ne kundershtim me vullnetin dhe interesin e popullit shqipetar.
    Kete karakter skllavi dhe frikacaku te popullit shqiptar me mire se kushdo e ka portretizuar vete
    KM-ja ne parlament para dy-tre vjetesh kur ne seance plenare dhe live ne te gjitha televizionet
    deklaroi se popullit shqiptar nuk i ngrihet.
    Dhe ne fakt popullit shqiptar nuk i ngrihet jo vetem kur i vjedhin voten, jo vetem kur i vjedhin taksat
    jo vetem kur u vendosoin patronazhiste, jo vetem kur i lene me borzhe edhe brezat pasardhes,
    jo vetem kur i detyrojne rinine te ike nga syte kembet duke shpopulluar Shqiperine, por edhe kur
    u rrafshojne shtepite apo kur u vrasin femijte si ne rastin e Klodian Rashes apo rasti i fundit me
    te riun qe humbi jeten ne duart e policise se rilindjes.
    A mund te na ndryshojne karakterin tone ambasadoret edhe sikur te kene vullnet per ta bere?
    Cfare mund te bejne ata qe neve te na ngrihet. Popujve nga vine amasadoret i u ka ngritur sa
    here qe ata ane ndier padrejtesi, ata kane cuar mbreterit ne Gijotine, ata kane bere revolucione te
    pergjakshme, ata kane perbysur me dhune qeverite . Ata popuj nuk kane marre lejen e ambasadoreve
    per te permbushur vullnetin e tyre me hir apo me pahir
    Populli shqiptar duhet te mesoje nga historia e lavdishme e ketyre popujve dhe jo nga ambasadoret
    e qeverive te tyre.

  9. Per cfare nderkombetaresh e ke fjalen?! Keta jane thjeshte langaraqe, hajdute, te korruptuar, vegla te korruptuesit nderkombetar Soros. I vetmi dallim i tyre nga funderinat e Bandes se Rivdekjes, eshte se ata nuk flasin shqip. P.sh. ku ndryshon Padrino Escobar nga Ilir Beqja apo Kimi nga Mrika Kodheli? Mumja qe ecen, fantastiko-shkencori Biden, vazhdon qe t’ia japi doren hapesires boshe, dje pas nje konference per shtyp, para zyres se tij, humbi rrugen ne oborr dhe s’po gjente derren. Ne G.B. “zgjedhin” emerojne kryeminister, kusheririn e Xim Kullufit ose gurune e gruas se Damian Gjiknurit, indune skllav, jevgjitin inferior, qe ka per”zot” lopen, qe urinen dhe bajgat e saj i ka te shenjta. Ky eshte nje amok global, jetojme ne nje cmenduri totale, mjerr per kedo me 2 pare mend e dinjitet, KAQ!

  10. Bushat pse nuk merr Neshon dhe beni bashke nje veshtrim se nga lind dielli.
    Asgje nuk ka ketu.Edhe Neshoi e di qe duhet revolucion sepse Nesho do te haje prap.
    Hani .hani Bushat.

    1. Foltorja dhe PL u shkrinë si parti me kandidatura të përbashkëta, që përveç kandidatit për kryetar bashkie, kanë folur edhe për kandidatin për kryetar të këshillit bashkiak. Kjo e fundit ishte një ekzagjerim, por që Meta e tha pikërisht për të poshtëruar Sali Berishën…

  11. ANDI BUSHATI DHE ARMAND SHKULLAKU I TALLIN ZAGARET E TREDHUR NGA BOLET YMER GELBAZA KELLIREN DHE YLLI PATEN thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA JA FUT KARIN NE BYTH YLLI PATES DHE FRROK CUPIT ..E MOS SHKRUEJ KETU TE LAPSI.al

  12. Akuzat e Berishës, ambasadori britanik: Nuk iu përgjigjem personave të korruptuar dhe të lidhur me krimin,tako Lumneshin o salih metaj

  13. Është e papranueshme që të vetmet gara që bën PD i ka gara mes vetes. Nga 2013 e sot, kemi Bashën që mund Olldashin, por jo Ramën! Bashën që mund më thellë Selamin, pasi e kishte mundur Rama shumë më thellë! Basha që mund Harxhin, Shehajn dhe Kadillin!
    Tani kemi Berishën që mund Bashën, por humbet përballë Ramës në 6 mars! Kjo opozitë, me këtë lloj sjellje politike dhe të funksionuari, PD, përveç shansit matematik, shanset për të fituar zgjedhjet lokale janë pothuajse zero.

  14. Po zgjedhin alibinë e humbjes. Vetëm të shohësh Metën nga një parti me 22 deputetë shkoi në 4 dhe tani nuk kandidon as për bashki, po kërkon këshillat bashkiakë. Kanë marrë një patate të nxehtë dhe ia hedhin njëri-tjetrit”, tha Spahiu.

  15. YMER GELBAZA KELLIRA ME NJE DOSJE TE RE PER EDI RAMEN: NUK ESHTE GREG KRISTAQ RAMA BABA I ZAHOS POR ESHTE ALEXANDER VUCIC thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA JA FUT KARIN NE BYTH FRROK CUPIT,KURSE KRESHNIK SPAHIU JA LEPI KARIN YMERIT PASTAJ PER TJA PASTRUAR NGA MUTI I FRROK CUPIT

  16. sa e moralshme është për shqiptarët një bashkëpunim i tillë mes jush, për sa kohë Berisha e akuzonte dikur Metën dhe i kujtoi ngjalat kur bashkëpunoi me Edi Ramën, ndërkohë Ilir Meta si kryetar parlamenti i kujtonte Berishës djalin duke thënë se nuk jep dorëheqjen për të?

  17. Në vazhdim shqiptarët do të njihen me fakte, me prova dhe me dëshmi rrëqethëse kundër këtyre kokave më të mëdha të krimit të organizuar dhe korrupsionit, siç janë Ilir Meta dhe Sali Berisha,stalin xixa fax ari dilni se fushata ka filluar salihu po ju kerkon,nje vakt nedite e siguruat

  18. Firmosën paktin, Meta në 2000: Berisha kapobandë, kundër NATO-s, “vrau” 200 policë, futi në vëllavrasje Tropojën e…30 akuzat e Doktorit!

  19. në një kohë që e gjithë bota është në krah të Shqipërisë në këtë betejë, regjimi iranian ka dy aleatë të fortë në Tiranë. Ilir Meta dhe Sali Berisha janë dy aleatët e regjimit të ajatollahëve të Iranit në Shqipëri, të cilët janë gati t’i vënë zjarrin vendit vetëm për interesin e tyre akut politik. Këtë e tregojnë sa here u jepet mundësia.

  20. ata që duan hapjen e dosjeve nuk i ndan as ndasia politike, 86.4% e atyre që janë pro hapjes së dosjeve janë votues të së djathtës dhe 71% e tyre janë votues të së majtës.

  21. Përtej zhurmës së dasmës së Berishës që martohet për herë të tretë me gruan e parë, ka një të vërtetë që duhet ta pranojmë të gjithë. Martesa e Berishës me Ilir Meta/Metaj, është natyrale, e vërtetë dhe strategjike për hallin që ka Sali Berisha dhe partneri i tij në këtë martesë.

  22. Këlliçi përballë Veliajt, shpërthen Edvin Kulluri: Kandidati i PD nuk duhet të jetë i përfolur për lidhje të dyshimta me mazhorancën dhe i bërë pis

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *