• |
ide | kryesore

Intervista/ Eskobar tenton shërimin e marrëdhënies Rama-Kim

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Në një prononcim që zv.ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën, Gabriel Eskobar ka dhënë për Zërin e Amerikës dallohet menjëherë përpjekja e tij për të shuar një lloj nervozizmi që ekziston në marrëdhënien mes Edi Ramës dhe ambasadores amerikane, Yuri Kim.

Eskobar e nis me mbështetjen për ambasadoren amerikane, por më tej, kur i drejtohet Ramës, flet me tone të zbutura, madje duket se e justifikon kryeministrin shqiptar kur thotë se “çështjet e korrupsionit, çështjet e krimit të organizuar, kanë prekur gjithë rajonin, jo vetëm Shqipërinë”.

“Ajo që bën ambasadorja jonë atje është shumë përfituese për Shqipërinë. Ajo është personi kryesor për marrëdhëniet dypalëshe. Gjithshka që ajo bën, është në bashkëpunim shumë të ngushtë me Departamentin e Shtetit. Këto nuk janë qëndrime individuale, janë qëndrime institucionale. Dhe duhet të theksoj se çështjet e korrupsionit, çështjet e krimit të organizuar, kanë prekur gjithë rajonin, jo vetëm Shqiërinë, pra është e rëndësishme që të bashkëpunojmë për t’iu kundërvënë këtyre kërcënimeve” është shprehur Escobar.

Lexo edhe: Video/ “Përplasja” Rama-Kim, dueti i reformës së vdekur të drejtësisë

Megjithatë, bashkëpunimi që këshillon Uashngtoni nuk është më aq i lehtë. Përplasja mes Yuri Kim dhe Edi Ramës ka kulmuar në disa raste këtë vit. Ajo nuk i ka përmbajtur kritikat. Ai nuk ia ka kursyer helmin.

Krahasimi i Kim me sekretaret e partisë

Duhet të ishte një aktivitet rutinë i datës 18 Mars me pedagogët e universitetit Bujqësor, deri kur Edi Rama iu kthye me cinizëm rektorit, që merrte angazhime kokulur para ambasadores. Këtë të fundit e krahasoi me sekretaret e partisë së kohës së Enver Hoxhës.

“Më pëlqeu shumë ajo pjesa që tha rektori: ju garantojmë zonja ambasadore… M’u kujtua koha kur vinte sekretari i partisë nga komiteti dhe i thoshte ai dekani i vjetër: Ju garantojmë shoku sekretar i komitetit të partisë se ne do punojmë që partia dhe populli të jenë krenarë për ne. Edhe ne ju garantojmë, patjetër. Faleminderit shumë, këto kisha unë edhe suksese dhe rroftë miqësia shqiptaro-afgane” u shpreh Rama duke gajasur sallën.

E përqeshur nga një duzinë burrash që i qëndronin përballë, Kim u zu në befasi: “Si e ke hallin? Jam e sigurtë që kishte diçka me përkthimin, nuk ishte i saktë. Dëgjova diçka të çuditshme” u shpreh ajo. Më herët ambasadorja amerikane kishe folur kundër non-gratave të fushatës së 6 Marsit, duke kujtuar se DASH kishte përcaktuar 4 të tillë. Përfshihej këtu edhe Vangjush Dako që drejtonte fushatën e PS në Durrës.

Akuzat e Kim nga Opinion

Ditët e fundit të shtatorit, ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim foli për çështjen e kriminalitetit në Shqipëri. Dhe në mënyrën se si foli, duket se e vuri Edi Ramën para një zgjedhjeje. “Kush e ka në dorë këtë vend?” ishte pyetja që ngriti Kim.

“Mendoj se Shqipëria ka një reputacion të keq. Mendoj se këndvështrimi i Shteteve të Bashkuara në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri është i njohur. Duhet ta bëni këtë zgjedhje tani. Duhet të zgjidhni kush e ka në dorë këtë vend. Do ta kenë njerëzit e zakonshëm? Do ta kenë kriminelët? Kush do të ketë në pronësi tokën tuaj, të gjithë ato hotele dhe kush do të marrë përfitimet?” – tha Kim në “Opinion”.

I pyetur për këto deklarata disa ditë më pas, kryeministri, Edi Rama ka refuzuar të japë një përgjigje të drejtpërdrejtë. Megjithatë ai tha se nuk binte dakord me gjuhën e përdorur. Sipas tij nuk mund të hidhet baltë mbi të gjithë shqiptarët.

“E para, unë e refuzoj kategorikisht këtë gjuhë. Që udhëheqësit duhet të zgjedhin kush duhet ta qeverisë këtë vend, qytetarët apo kriminelët. Për sa më takon, si udhëheqës i këtij vendi, e kam bërë zgjedhjen me kohë. E kam bërë zgjedhjen kur kam dalë kundër regjimit komunist. E kam bërë zgjedhjen kur kam hyrë në politikën shqiptare. Dhe e bëj zgjedhjen time çdo ditë. Nuk kam asnjë dilemë për këtë. Nga ana tjetër, të akuzosh “en block”, nuk ndihmon fare qytetarët. Nuk ndihmon fare luftën kundër krimit dhe pastrimit të parave, por përkundrazi, krijon një mjegull të madhe ku të vetmit përfitues janë kriminelët dhe pastruesit e parave. Për 1% të shqiptarëve që janë të lidhur me botën e krimit, nuk mund të hidhet baltë mbi 99% të tyre, as jashtë dhe as brenda”, – u përgjigj Rama.

Largimi i Ramës nga salla, kur foli Kim

Njësoj pak ditë më parë, Rama refuzoi të dëgjonte fjalën e ambasadores në një aktivitet të përbashkët për gjyqësorin. Por para se të largohej ai u tregua cinik kur foli për ndërkombëtarë që mund ta “të ndajnë në publik gëzimin apo hidhërimin e për vendimet e gjykatave”, gjë që ai vetë as nuk kishte luksin ta mendonte.

“Një fjalim kritik mbetet i pakëshillueshëm, sa imitimi i diplomatëve që emocionohen publikisht për vendimet e gjykatave” u shpreh ai.

Pas kësaj braktisi sallën dhe refuzoi të dëgjonte fjalimin e Yuri Kim.

Por çfarë e ka prishur marrëdhënien mes të dyve? Kim kishte folur mbi përpjekjet për të frikësuar gjyqtarët dhe prokurorët, sigurisht pa përmendur se nga kush vinte intimidimi.

“Ne jemi të vetëdijshëm se ka më shumë përpjekje për të joshur ose frikësuar gjyqtarët dhe prokurorët, për të shtrembëruar drejtësinë, për të këmbëngulur në mosndëshkimin e të fuqishmëve, me fjalë të tjera, për t’i tërhequr në të kaluarën. Gjyqtarët dhe prokurorët duhet të kryejnë detyrat e tyre në përputhje me ligjin, me integritet. Është koha për të thyer modelet e vjetra të korrupsionit dhe ndikimit të paligjshëm në sistemin gjyqësor. Shqipëria duhet të ecë përpara, jo mbrapa, madje as të qëndrojë në vend. Po i kushtojmë vëmendje të gjitha zhvillimeve dhe SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e Reformës në Drejtësi”, shkruajti diplomatja në Twitter.

Mesazhi kishte ardhur pas lirimit të Alqi Bllakos nga qelia me vendim të gjyqtarëve të Gjykatës së Posaçme. Ndërkohë që Lefter Koka, ish-ministri i mjedisit i arrestuar për inceneratorët pret të lirohet nga burgu dhe ka kërcënuar se do të flasë./Lapsi.al



37 Comments

  1. Edi Rama eshte nje lider i kalibrit nderkombetar.

    S’do mend qe vete i derguari per Europen i Sekretarit te Shtetit bashkepunon me te rreth problematikave te ndryshme.

    1. O idiot !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

      Te zhduket qelbesira se e qelbi me keq se Saliu!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    2. Amerkanet e marrin pune, urte e bute. Edi Rama, Sali Berisha dhe ilir Meta në thelb jane një. Hajdute Lindore, islamike, Turqe. Që të tre këta horra i frigsohen sa do pak që të veproje drejtesise dhe sa do pak ajo ta marre veten. Rrofsh Shqiprie rrofte Amerika 🇦🇱🇺🇲🇪🇺

  2. Palloshi tashme ka kaluar ne delirantizem dhe i duket vetja se çoç eshte . Nuk e kupton qe mjafon nje fije e holle te keputet ky bie si plence . Zullumi trashet , fundi shpejtohet . Qofte i dhimbeshem per kete funderrine qe meroi shqiperine .

    1. Mos i qa hallin kaloresit pse i varen kembet.

      Edi Rama eshte nje lider i respektuar nga partneret tane nderkombetar.

  3. Me qarte se kaq, s’behet:

    “Vendimi për ta përcaktuar atë (non grata) ishte një vendim institucional. Nuk ishte një vendim individual dhe nuk ishte një vendim politik. Ishte një vendim që ne e morrëm për shkak të korrupsionit që gjetëm. Unë do t’u bëja thirrje institucioneve në Shqipëri ta shqyrtojnë këtë. Por dua të them, se ne ende kemi partnerë të mirë në Partinë Demokratike, ne duam që Partia Demokratike të jetë një kontribues i fortë dhe i rëndësishëm i stabilitetit politik në Shqipëri. Unë do t’u bëja thirrje mbështetësve të Partisë Demokratike të mendojnë për imazhin që përcjellin, nëse do të kishin në krye njerëz, që janë përcaktuar nga Sekretari i Shtetit për korrupsion.”

  4. Miqesine me Aleatet ja ka siguruar LINDA si ish Drejtoreshe dhe Dashnore e preferuar e Tutorit Mbi 90 Vjec Keshtu Rrofsh moj linda Te rrofte vegla se e ke sh Magjike!!!

  5. Edhe ky e mori te veten qe i takon🐵
    Qeveria ne krim e korrupsion, thote ky, por non grata Berisha,ndersa Rama burre i mire.
    Cudi ,cudi…

    1. Ska cudi me, keto duan te fusin ne burg Trampin sepse skane bythe te perballen me te ne presidenciale. E mer vesh ku ka perfundu Amerika nen diktatin e marksisteve miliardere si Sorros, Gates and co?

      1. Ore se morem vesh, ka vjedh apo jo Saliu? Apo ca i kan dhen vet. Po ky Rama? Apo ca i kan dhen vet. Per Liken skemi dyshime se e kemi par te giith.

  6. KY BQ QE ERDHI NGA AMERIKA MORI VALIXHEN ME PARA DHE IKU SE EDHE KY VETE SE DI KU DO I SHKOJE VERA PAS ZGJEDHJEVE TE NENTORIT,KSHUQE MOS E VRISNI MENDJEN PER KARLLEQET E PABLOS,SI E THA KRYEKARI RAMAXON DO E KETE PASUR GJYSHEN KURVE SI E XONIT KI PABLUA

  7. A e mbështet qeveria amerikane PS, ish Partinë e Punës së diktatorit komunist Enver Hoxha, apo liderin e saj aktual, një anarshist karagjoz që e shet veten si antikomunist ?
    Nuk e besoj.
    Ndonëse qeveria aktuale demokrate amerikane, mund ti jetë “mirënjohëse” Ramës që qe i vetmi kryeministër në botë që bëri publikisht fushatë kundër Trump, kam bindjen e plotë se ja njeh të gjitha aferat korruptive e mënyrat thellësisht antidemokratike të ardhjes e mbajtjes së pushtetit.
    A thua qenka e verbër dhe e shurdhët apo kaq naive administrata amerikane, e të mos shohë , dëgjojë, e kuptojë se me çfarë politikani ka të bëjë e sa i besueshëm është ai ?
    Është fakt i padiskutueshëm se DASH në raportet e saj vjetore për Ballkanin, e ka vizatuar qeverinë shqiptare si një ndër më të korruptuarat në botë dhe me shkelje flagrante të normave të demokracisë.
    Edhe media “VOA” që në fakt është Zëri i qeverisë amerikane, ka qenë ndër të parat që denoncoi publikisht vjedhjen e votave nga qeveria Rama dhe lidhjet e saj me botën e krimit.
    Atëhere , cilat janë arsyet që DASH duket sikur mbështet Ramën ndonëse ai deklaron si mik të tij Vuçiçin, të vetmin lider politik europian (veç Llukashenkos) që konsideron si mik diktatorin rus Putin ?
    Për mendimin tim është thjeshtë nje veprim i matur i përkohshëm dipllomatik, për të neutralizuar një rrezik të madh që mund ti vijë Europës, nga influenca ruse në Ballkan , veçanërisht në Serbi.
    Përse atëhere DASH shpalli non grata liderin themelues të PD, aktualisht në opozitë ?
    Me thënë të vërtetën, fillimisht ky veprim i DASH ndaj Berishës, mu duk i çuditshëm e krejtësisht i pamotivuar, edhe për faktin se akuzat nuk shoqëroheshin me fakte.
    E pata përshëndetur deklarimin e Berishës se nuk do ta ngarkonte partinë e tij me këtë njollë, e do ta ndiqte këtë çështje personale në rrugë gjyqësore.
    Por ajme !
    Ai jo vetëm që nuk e mbajti fjalën, por ndërmori fushatën e “foltoreve” për ta ndarë më dysh PD dhe e keqja më e madhe, për të kundërvënë PD e shqiptarët kundër SHBA.
    Sikur të hidhen poshtë të gjitha akuzat e supozuara për te nga orgjia propogandistike punisto-socialiste, Berisha vetëm me këtë veprim inatçor personal, i humbi të gjitha pikët e një lideri demokrat e një intelektuali të shquar patriot.
    Ja po e zemë se partia demokrate amerikanë në pushtet , meqë ka një frymë të zbehtë majtiste, e paskej ndëshkuar me pa të drejtë demokratin konservator Berisha.
    Po si është e mundur që edhe partia konservatore britanike, e cilësoi si non grata “konservatorin e djathtë” shqiptar e druaj se këtë shembull do ta ndjekë edhe qeveria italiane e Melonit ?
    Në raportin e cilësive e veseve midis Berishës e Ramës, padyshim që Rama qëndron shumë më poshtë për cilësi sesa Berisha, duke marë në konsideratë vetëm cilësitë pozitive.

    1. Qenke o idiot, o rrotë kari, ose rilindas, ose bashist, vetëm shqiptar që i dhumbset Shqipëria nuk qenke., më shumë ke folur për Betrishën se për langaraqin hajdut edvin që ka blerë ca mutër të arsimuar si ti për të bërë propogandën e vet.

      1. Idiotësi është që ti shohësh gjërat vetëm bardhë e zi.
        Është kjo idiotësi që të ka penguar që të kuptosh ato që kam shkruar në komentin tim.
        Nëse do të mjaftoheshe vetëm me këtë idotësi apo mendjetrashësi, nuk do të tja vlente që të replikoja me ty, por kur medemek për tu “identifikuar” , më drejtohesh me “urimin” kriminal “vdekshi ju që shisni Shqipërinë”, duke e “ilustruar” dëshirën tënde kriminale me një fjalor të ndyrë rrugaçëror, ke bërë në të njejtën kohë dy krime qe dënohen penalisht e nuk kanë të bëjnë fare as me dashurinë për Shqipërinë e as formim demokratik, por një mendësi kriminale prej banditi mafioz.
        Vetëm mafiozët kriminelë kërkojnë vdekjen e mendimit ndryshe e për këtë i urrej të gjithë kriminelët komunistë që kanë vrarë e persekutuar me mijra shqiptarë, ndërmjet tyre edhe prindërit e gjyshërit e mij.
        Po kujt ja paskam shitur unë Shqipërinë ore kafshë truderr ?
        Ja paskam shitur SHBA ?
        Po mos të kishim pasur ne shqiptarët mbështetjen e SHBA, nuk do të kishim dy shtete të pamvarura, Shqipërinë e Kosovën

        1. Duket se je idiot, nuk të urova ty, uroj të vdesë çdokush që nuk e do Shqipërinë, që në një formë apo tjetrën, kanë bërë që sot të largohen nga vendi më shumë se 500 mijë shqiptarë në 8 vjet, aq sa serbëve ju deshën rreth 50 vjet për të larguar nga Kosova nga 1912 deri në mesin e viteve 50, me të njëjtat metoda si të edvinit.

          Nuk e përmendi kush SHBA, ata janë ideali i njeriut që do atdheun, lirinë e familje,, pavarësisht kinezërive të ambasadorëve emigrantë soroistë, që e kanë ndihmuar edvini.

          1. Vazhdon edhe këtu o truderr, që padrejtësitë ti zgjidhësh me vrasje, me vdekje.
            Kjo mendësi e dhunëshme kriminale, medemek “revolucionare”, është mendësi i diktaturave konuniste si ajo e Hoxhës.
            Enveristët mbureshin se e morën pushtetin me pushkë e do ta mbajnë me pushkë.
            Palloshi dymetrosh e mori pushtetin me paratë e vjedhura në pashallëkun e Tiranës e vazhdon ta mbajë me dhunë e banda kriminale në gjithë Shqipërinë
            E djathta demokratike ka principe të tjera , lirinë e mendimit, konkurencën e lirë, shtetin ligjor, e ndrimin e pushteteve me vota e jo me vrasje.
            Është krejtë tjetër gjë, lufta kundër pushtuesve të huaj, kur idiotësisht kërkon të sjellësh shembullin e Kosovës si krahasim me emigracionin shqiptar.
            Në fakt vërshimi më i madh i emigracionit shqiptar, ka qenë në fillim vitet 90-të.
            I ruaj videokasetat e pamjeve të tmerëshme të mijra shqiptarëve që mbushnin anijet për të ikur në Itali, edhe duke rrezikuar jetën.
            Pati nga ata idiotë si puna tënde, që këta qindra mijë shqiptarë që ikën të lemeritur nga Shqipëria, i quani si “antishqiptarë” që ishin shitur tek “imperializmi euro-amerikan.
            Padyshim, pjesën me të madhe të atyre që emigruan, e përbënin shqiptarët e persekutuar e varfëruar deri në palcë, tek të cilët ndikoi psikollogjia e qenit të lidhur në znxhirë që kur ja heq, ikin si të marrosur nga kolibja, por ama pati një pjesë jo të vogël të persekutorëve, sigurimsave e bashkëpuntorëve të tyre që ikën të tmeruar për krimet që kishin bërë e frika se do të ndëshkoheshin.
            Gjatë këtyre tre dekadave të tranzicionit, fatkeqësisht bashkëpuntorët e sigurimit duke parë që asnjerit prej sojit të tyre nuk ju hoq një fije floku e jo më të dënoheshin, u rikthyen në Shqipëri, veçanërisht pas “revolucionit revanshist enverist” të 1997-s.
            Pa atij viti të mbrapshtë, jo më që të ktheheshin ish të persekutuarit e diktaturës enveriste, por numurit të tyre si emigrantë, ju shtuan të tjerë për çdo vit, veçanërisht gjatë regjimit të palloshit.

  8. O akoma ky marksisti!!!Si i tillë lufton në mënyrë ideologjike kundërshtarët politikë me metodat e eleminimit.Per këtë s’ka rëndësi që Rama nuk është i majtë por një ekstremist i djathtë boll të thotë që jam socialist dhe të sulmojë republikanët.Nga një anë mirë t’u bëhet se dhe Trump kur ishte president nuk çau kokë për çka ndodhte në Ballkan e Shqipëri .

  9. Prap ja u futi rama me Bllofin e rradhes sikur ka tencion mes ambs dhe rames,akoma nuk e keni kuptuar rama i ka rene dakort me ameriken qe diten qe ka thene une kam nje flete te bardhe ju plotesojemi dhe une do firmos ate qe ju doni,me keto fjale Rama e ka mbyllur me ameriken,amerika ka dore te lire sot ne shqiperi,jo si salihu,metaj,nano

  10. a se merrni vesh qe historite me demokraci e me te drejta jane pallavra ju bejne lavazh truri dhe i mbajne me uje te ngrohte njerzit naiv ato kane vetem interesa ne rastin tone rama ka qene klysh i vogel i buces sorros qe ne 90 ten ka gjetur ke rama njeriun me te pershtatshem anti shqiptar pervers kameleon kurse sorrosi dihet cfare fuqie ka ne amerike dhe evrope

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *