• |
ide | kryesore

Rëndohet bilanci i viktimave në Korenë e Jugut, 146 të pajetë

-Instant, Lajme, Planet



Bilanci i viktimave në Korenë e Jugut është thelluar. Mësohet se të paktën 146 vetë humbën jetën dhe rreth 100 u plagosën në një situatë kaotike. Një turmë u dynd në një lagje qendrore të kryeqytetit të Koresë së Jugut, Seul për festimet e Halloween-it të shtunën në mbrëmje. Ata u rrëzuan në një rrugë të ngushtë. Numri i viktimave mund të rritet pasi përpjekjet e shpëtimit po vazhdojnë ende.

“Zona është ende në kaos kështu që ende po përpiqemi të kuptojmë se sa ishte numri i saktë i personave të plagosur,” tha Moon Hyun-joo, një zyrtar në Agjencinë Kombëtare të Zjarrfikësve.

Mes atyre që u dërguan në spitale pati edhe të huaj. Shumë nga viktimat ishin gra të reja në të njëzetat e tyre. Dëshmitarët përshkruan skena kaotike. Policia e pranishme për të mbajtur rendin në pritje të paradës së Halloween, kishte vështirësi në ruajtjen e kontrollit të turmës.

Ishte parada e parë e Halloween prej tre vjetësh. Kjo që kur vendi hoqi kufizimet e COVID-it dhe distancimin fizik. Disa dëshmitarë përshkruan se turma po bëhej gjithnjë e më e padisiplinuar dhe e parregullt me kalimin e orëve.
Presidenti Yon Suk-yeol kryesoi një takim urgjent me zyrtarë të lartë dhe urdhëroi ekipet mjekësore të urgjencës të shkojnë në atë zonë, tha zyra e tij. Autoritetet thanë se po hetonin shkakun e saktë të incidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *