• |
ide | kryesore

Rama merr në mbrojtje Sonila Qaton: Nuk ka ndodhur asgjë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
KA



Kryeministri Edi Rama nuk pranon se i ka bërë presion SPAK-ut, por thotë e ka kritikuar në disa raste. Ai thotë se SPAK-ut “i shkojnë shtatë” nga një hetim për ish-kryeministrin Berisha, i shpallur non grata nga SHBA për korrupsion.

“Unë SPAK nuk e kam goditur nga pozitat e atyre të tjerëve që e godasin për shkak se nuk duan t’i godasë. Unë SPAK-un e kam kritikuar një apo dy herë. Jo kaq shpesh për faktin se “i shkojnë shtatë” nga një hetim i thellë dhe i drejtë i figurave më të korruptuara. Për më tepër i një figure që SHBA e kanë shpallur non grata për korrupsion” – tha Rama në nje emision televiziv.

I pyetur për ish-drejtoreshën e ARRSH-së, Sonila Qato, e cila është vënë nën akuza nga SPAK, Rama u shpreh se tenderi për të cilën ajo akuzohet është anuluar.

“Tek ish-drejtoresha e rrugëve kemi një rast që në kushtet e tjera unë do bëja namin. Unë nuk kam folur vetëm për arsye se ajo ka qenë dhe është pjesë e PS-së. Pse do bëja namin, sepse nuk ka ndodhur fakti. Pra nuk ka pasur një tender që të ketë ndodhur.

Tenderi për të cilën ajo akuzohet është anuluar në një proces ankimimi normal brenda për brenda institucioneve të prokurimit. Nuk mund të krahasosh një person të shpallur non grata nga SHBA për korrupsion me këdo qoftë që ka apo nuk ka probleme”, – tha Rama.

Sonila Qatos iu komunikua pak ditë më parë nga SPAK akuza e “shkeljes së barazisë në tendera”. Bëhet fjalë për tenderin e rrugës Kardhiq – Delvinë. Ajo vetë i ka mohuar akuzat. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: 

Miliardat e rrugëve/ Pse përfundoi në SPAK drejtoresha e Ramës

Largimi i Sonila Qatos/ PD nxjerr dokumente: Tenderi Kardhiq-Delvinë u anulua nga Rama



5 Comments

  1. Nuk eshte ky titulli i darkes, por ky:

    “Rama: Nuk ju kërkon askush të më doni apo të votoni PS, por nëse keni respekt për veten mos ndiqni Metën dhe Berishën”

    1. Te ndjekim pidhin e jevges?
      E ndoqen pidhin e jevges per 40 vjet shqiptaret por loqen hengren o pallkari.

  2. Ne nje vend demokratik normal ju duhet te ishit te gjith ne Burge! : Sala ,Edvini,Iliri,te gjithe ministrat dhe kryeministrat e pas 1990,gjyqetaret,prokuroret,dhe te gjithe drejtuesit deri te niveli drejtor drejtorie!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *